LAJMI I FUNDIT:

Noizy dhe Altin Sulku vijnë me këngën e re “Lozonjare”

Noizy dhe Altin Sulku vijnë me këngën e re “Lozonjare”
Foto: Screenshot/YouTube

Reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku – Noizy, ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor të titulluar “Lozonjare”.

Ai ka bashkëpunuar forcat me këngëtarin Altin Sulku, projekti i të cilëve është kompletuar edhe nga ana vizuale.


Teksti është shkruar nga Noizy dhe Endrit Mumajesi (MUMA), kurse për miksimin dhe masterizimin u përkujdes Marenglen Boja.

Foto: Screenshot/YouTube

Kënga ndërkohë është realizuar nën producimin e Elgit Dodës me video nga FullMoon Production.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të MB Music.

Foto: Screenshot/YouTube

Theksojmë që Noizy dhe Altini kanë së bashku edhe disa projekte të tjera, që janë pëlqyer në masë të madhe nga publiku.

“Ajshe”, “Çfarë ti bëj”, “Gipsy Lover”, janë tri projektet e tyre të përbashkëta. /Telegrafi/