LAJMI I FUNDIT:

Nkunku rikthehet më në fund nga lëndimi, gati të debutojë me Chelsean gjashtë muaj pas transferimit

Nkunku rikthehet më në fund nga lëndimi, gati të debutojë me Chelsean gjashtë muaj pas transferimit

Christopher Nkunku më në fund është në linjë për të bërë debutimin e tij në një ndeshje zyrtare për Chelsean rreth gjashtë muaj pas përfundimit të një transferimi prej rreth 60 milionë eurosh.

Sulmuesi francez pa një kalim në Stamford Bridge më 20 qershor. Ardhja e tij nga RB Leipzig shkaktoi shumë bujë në perëndim të Londrës, me 26-vjeçarin që kishte shënuar 58 gola në dy sezonet e tij të fundit ne Gjermani.


Megjithatë, ai mori një dëmtim serioz në gju në parasezon që kërkonte operacion dhe nuk ka qenë në gjendje të luaj deri tani.

I pyetur nëse francezi mund të përfshihet në ndeshjen e Ligës Premier me Sheffield United, trajneri i Bluve, Mauricio Pochettino konfirmoi diçka të tillë.

“Po, mund të përfshihet. Ky është një lajm shumë i mirë. Të përfshihemi nesër dhe të jemi në skuadër dhe të ndjejmë konkurrencën pas parasezonit është një lajm i mirë për ne”, ka thënë fillimisht Pochettino.

“Duhet të jemi të qetë dhe të heshtur në mënyrë që të mos i bëjmë të gjithë presionin. Tani ai duhet të evoluojë, ta njoh Ligën Premier”.

“Është një motivim i madh për ne, për shokët e skuadrës dhe tifozët që të shohim një lojtar që duhet të jetë i rëndësishëm për ne dhe të jetë në skuadër për herë të parë”, përfundoi trajneri argjentinas.

Ndërsa Nkunku është gati të luajë përsëri, makthi i vazhdueshëm i lëndimeve të Chelseat në sezonin 2023/24 i ka parë ata të humbasin Reece James, Robert Sanchez dhe Marc Cucurella. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori