LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me foshnjën që ka lindur për herë të dytë

Njihuni me foshnjën që ka lindur për herë të dytë

Margaret Boemer shkoi për një kontroll rutinë në javën e saj të 16 gjatë shtatëzanisë me fëmijën e tretë. Por gjatë vizitës gjinekologët zbuluan diçka që nuk shkonte.

“Ata panë diçka në skaner, dhe doktori na tha se diçka serioze po ndodhte me fëmijën dhe se ajo kishte sacrococcygeal teratoma”, tha mamaja nga Teksasi në një Intervistë të publikuar nga Spitali i Fëmijëve.


“Ishte shumë e frikshme dhe shokuese sepse ne nuk e dinim çfarë do të thoshte ajo fjalë e gjatë dhe çfarë do të dilte nga diagnoza”.

Sacrococcygeal teratoma është një tumor që zhvillohet para lindjes dhe ndodh shumë rrallë – në një në 15 mijë lindje.

Disa doktorë rekomanduan përfundimin e shtatëzanisë, por disa fizikantë në Qendrën e Foshnjave në Teksas, sugjeruan të ndërmerrnin një operacion tek foshnja.

Në një operacion që zgjati gati pesë orë, kirurgët hoqën gati 90% të tumorit, i cili në javën e 25 të shtatzënisë kishte arritur përmasa më të mëdha se dhe vet foshnja. Më pas ata rikthyen fetusin në mitër për të vazhduar normalisht shtatzëninë.

Vogëlushja e cila lindi për herë të dytë,12 javë pas operacionit, quhet LynLee Hope.Sot ajo gëzon shëndet të plotë pasi iu nënshtrua një tjetër operacioni për të hequr edhe pjesën e mbetur të tumorit, transmeton oranews.

“Ishte shumë e vështirë,” tha Boemer, – “Por ta shihja atë duke buzëqeshur me motrat e saj, çdo dhimbje ja ka vlejtur”.