eksperti-banner

“John” është 60 vjeç, i divorcuar dhe paguhet që të bëjë seks me prostitutat. Dakord, “në shumicën e rasteve është vetëm një punë me dorë”, thotë ai, raporton The Independent.

Ai është një prej investiguesve privatë që punësohen në Australi si “zbulues bordellosh”, të cilët paraqiten si klientë të rregullt në përpjekje për të zbuluar punën ilegale të seksit.


“Jam më se i sigurt se shumë djem do jenë pak xhelozë për mënyrën se si i fitoj unë ca para xhepi herë pas here”, tha ai për news.com.au, dhe pyetjes nëse është apo jo një punë e mirë për të dalë në pension ai i përgjigjet: “Oh, patjetër”.

Puna e tij është e domosdoshme sepse autoritetet kanë fare pak pushtet për të ndërhyrë pa një leje gjykate, duke e bërë të vështirë të zbulojnë prostitutat që hiqen si masazhatore të cilat janë të shumta në New South Wales.

John mund t’iu sigurojë atyre detaje me përmbajtje të fortë erotike për shërbimet që ofrohen, duke përpiluar raporte që shkojnë deri në tre faqe dhe që përmbajnë data, orë, njerëz, vende, kush, çfarë, kur, ku dhe sa.

“Është një dokument që do të përdoret në gjykatë, kështu që duhet të jetë tejet i detajuar dhe mjaft i kujdesshëm. Nuk është diçka që mund të bëhet brenda pak minutash”, thotë ai. /mapo.al/