LAJMI I FUNDIT:

Njëzet të famshmit të cilët u martuan pas 40-ave dhe dëshmuan se nuk është vonë asnjëherë për të gjetur dashurinë

Njëzet të famshmit të cilët u martuan pas 40-ave dhe dëshmuan se nuk është vonë asnjëherë për të gjetur dashurinë

Ne duhet të pajtohemi me Bob Dylan i cili dikur tha, “Pasioni është loja e një një njeriu të ri”. Me të vërtetë besojmë se pasioni dhe dashuria mund të godasin këdo në çdo kohë, dhe nuk ka asnjë mënyrë për t’i shpëtuar shigjetës së Kupidit.

Shumë të famshëm tregojnë përmes përvojës së tyre se ndonjëherë partnerët që takojmë më vonë në jetë ia vlen të presim së bashku.


Bright Side beson që asnjëherë nuk dihet se kur partneri i juaj do të vijë në jetën tuaj dhe çiftet e mëposhtme veçse e kanë dëshmuar këtë.

1. Dwayne ’The Rock’ Johnson

Mosha kur u martua: 47

Bashkëshortja: Lauren Hashian

U deshën gati 12 vjet për The Rock për të shtruar pyetjen. Çifti u takua së pari në grupin e The Game Plan (2007) dhe filluan lidhjen menjëherë pas kësaj, por ata u martuan në vitin 2019 në Hawaii.

2. George Clooney

Mosha kur u martua: 52

Bashkëshortja: Amal Alamuddin

George Clooney pas takimit të Amalit të bukur dhe të sofistikuar shpejt vendosi për lidhjen e tyre. Ata u martuan pas më pak se një vit takimesh në shtator 2014.

3. Cameron Diaz

Mosha kur u martua: 42

Bashkëshorti: Benji Madden

Cameron dhe Benji u dashuruan shpejt dhe u martuan vetëm 10 muaj pasi u takuan për herë të parë.

4. Amy Adams

Mosha kur u martua: 41

Bashkëshorti: Darren LeGallo

Edhe pse aktorja e famshme u martua me shokun e saj në vitin 2016, ata e njohën njëri-tjetrin që nga viti 2001 dhe u fejuan në vitin 2008. Për disa gjëra ia vlen të presësh.

5. Bruce Willis

Mosha kur u martua: 54

Bashkëshortja: Emma Heming

Me Bruce dhe Ema gjërat ndodhën shumë shpejt. Ata dolën në një takim në 2007 dhe dy vjet më vonë ata ishin martuar dhe janë çmendurisht të lumtur edhe sot e kësaj dite.

6. Salma Hayek

Mosha në kohën e martesës: 42

Bashkëshorti: François-Henri Pinault

Salma dhe François-Henri nuk patën një, por dy ceremoni martese në 2009: e para u mbajt në ditën e Shën Valentinit dhe e dyta dy muaj më vonë në Venecia.

7. Julianne Moore

Mosha në kohën e martesës: 43

Bashkëshorti: Bart Freundlich

Julianne dhe Bart janë një shembull i një formule klasike dashurie në Hollywood. Çifti u takua në 1997 kur ai ishte duke e realizuar “Myth of Fingerprints”, dhe ata u martuan gjashtë vjet më vonë. Gati 17 vjet më vonë, ata janë akoma shumë të lumtur së bashku.

8. Daniel Craig

Mosha në kohën e martesës: 43

Bashkëshortja: Rachel Weisz

Craig dhe Weisz patën një festë të vogël të dashurisë së tyre në 2011. Kishte vetëm katër persona të pranishëm, duke përfshirë vajzën e Daniel dhe djalin e Rachel nga martesat e tyre të mëparshme.

9. David Foster

View this post on Instagram

🎼island life ❤️

A post shared by David Foster (@davidfoster) on Dec 28, 2018 at 11:37am PST

Mosha në kohën e martesës: 70

Bashkëshortja: Katharine McPhee

Fati luajti një pjesë të caktuar në historinë e dashurisë së David dhe Katharine. Ata u takuan për herë të parë kur McPhee ishte një garuese në ‘American Idol’ në 2006, ku Foster ishte në juri. Asgjë nuk ndodhi në atë kohë, por 13 vjet më vonë ata u lidhën përsëri dhe u martuan.

10. Mariska Hargitay

Mosha në kohën e martesës: 40

Bashkëshorti: Peter Hermann

Kur Hargitay u takua me një tjetër yll të ftuar në shfaqjen e saj “Law&Order: SVU” në 2004, ajo nuk e kishte idenë se ai do të bëhej burri i saj. Pjetri gjeti një vend të përhershëm në jetën e Mariska dhe ende shfaqet në serinë e famshme së bashku me gruan e tij.

11. Jessica Chastain

Mosha në kohën e martesës: 40

Bashkëshorti: Gian Luca Passi de Preposulo

Ata u takuan në vitin 2012 dhe u martuan në vitin 2017, dhe megjithëse kjo nuk i dha Chastain një titull mbretëror, ajo është e lumtur të vendosë vetëm për burrin e saj të dashur.

12. Barbra Streisand

Mosha në kohën e martesës: 56

Bashkëshorti: James Brolin

Barbra dhe James u takuan kur të dy ishin tashmë në të 50-tat. Streisand zbuloi dikur se gjëja e parë që ajo i tha atij ishte një shaka për flokët dhe ky ishte momenti kur ai u dashurua në të. Ata u martuan në vitin 1998 dhe që atëherë janë bashkë.

13. Richard Gere

Mosha në kohën e martesës: 69

Bashkëshortja: Alejandra Silva

Silva ishte në gjendje të ndizte dashuri në Gere, i cili, në kohën e martesës së tyre, tashmë ishte divorcuar dy herë dhe po i afrohej viteve 70-ta. Ata dëshmojnë se nuk e dini kur jeta juaj do të gjejë një fillim të ri.

14. Hugh Grant

Mosha në kohën e martesës: 58

Bashkëshortja: Anna Eberstein

Grant dhe Eberstein preferojnë ta mbajnë lumturinë e tyre për veten e tyre. Ata u takuan për gjashtë vite radhazi dhe po rritnin tre fëmijët e tyre para se të martoheshin përfundimisht në vitin 2018.

15. Vince Vaughn

Mosha në kohën e martesës: 40

Bashkëshortja: Kyla Weber

Çifti u martuan në 2010 dhe tani janë duke rritur djalin dhe vajzën e tyre.

16. Dick Van Dyke

Mosha në kohën e martesës: 86

Bashkëshortja: Arlene Silver

Van Dyke u njoh me Arlene kur ishte akoma me partnerin e saj në 2006. Ylli i “Mary Poppins” u ribashkua me 40-vjeçaren Silver dhe vendosi të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij me të. Deri në vitin 2020, ata do të vazhdojnë ende të fuqishëm.

17. Alec Baldwin

View this post on Instagram

Many people think being soft is being weak, but I’ve found true power in being vulnerable. When I decided to open up about my miscarriage I experienced this past spring, I was nervous to talk about it…but these hidden experiences in my life are only scary when I feel I cannot be open. We are taught to be so private with our fertility journeys…that we only share the strength and success…not the challenges. We must be “strong women,” silently suffering through any negativity we experience along the way. What I learned from opening up about losing my pregnancy is that I was so far from being alone. And being silent was just making me weak…even though I was taught that silence was “staying strong.” By choosing to be soft I became vulnerable, and through becoming vulnerable I found the truest strength. Not only within myself, but within our community. This image is one that I posted of me going into my d&c surgery this past spring. I’m excited to be partnering with @niveausa for their #rethinksoft campaign to help others see the power in soft and how it can actually unite us all #ad #niveausa

A post shared by Hilaria Thomas Baldwin (@hilariabaldwin) on Oct 3, 2019 at 9:31am PDT

Mosha në kohën e martesës: 54

Bashkëshortja: Hilaria Thomas

Baldwin u dashurua shumë shpejt në instruktoren e jogës dhe u martua me të brenda një viti nga takimi i tyre i parë. Alec dhe Hilaria kanë tashmë katër fëmijë së bashku dhe njoftuan se ata janë duke pritur të pestin e tyre në prill 2020.

18. John Stamos

Mosha në kohën e martesës: 55

Bashkëshortja: Caitlin McHugh

Para se të martohej me Caitlin, Stamos ishte zyrtarisht beqar për 13 vjet pas divorcit të tij në 2005. McHugh jo vetëm që solli përsëri dashurinë në jetën e tij, por gjithashtu i dha atij fëmijën e tij të parë, djalin e tyre Billy.

19. Harrison Ford

Mosha në kohën e martesës: 68

Bashkëshortja: Calista Flockhart

Ford dhe Flockhart nuk kishin nxituar të martoheshin kur filluan lidhjen në 2002. Harrison më në fund i propozoi në Ditën e Shën Valentinit të 2009, dhe një vit më vonë ata ishin një çift i martuar.

20. Lisa Bonet

Mosha në kohën e martesës: 50

Bashkëshorti: Jason Momoa

Momoa është dashuruar me gruan e tij të ardhshme që kur ishte tetë vjeçar dhe e pa atë në TV. Dhe, ajo, nga ana tjetër, i bëri të gjitha ëndrrat e tij të realizuara. Është interesante që çifti nuk u martuan zyrtarisht deri në vitin 2017, por ata kanë qenë gjithmonë aq të lumtur sa mund të jenë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori