Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë i emëruar nga Kremlini, ka kritikuar udhëheqjen e ushtrisë ruse pasi u duk se u kap në befasi nga lufta e Ukrainës në veri-lindje.
Në shenjë se Kremlini mund të përballet me pasoja serioze për humbjen e territorit që administratat pushtuese ruse kishin deklaruar vazhdimisht se planifikonin ta mbanin “përgjithmonë”, Kadyrov sugjeroi gjithashtu se Vladimir Putin mund të mos ishte në dijeni të gjendjes reale, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.
“Ata kanë bërë gabime dhe mendoj se do të nxjerrin përfundimet e nevojshme”, tha Kadyrov në një mesazh audio të postuar në kanalin e tij Telegram të dielën.
“Nëse sot apo nesër nuk bëhen ndryshime në strategji, unë do të detyrohem të flas me udhëheqjen e ministrisë së mbrojtjes dhe me udhëheqjen e vendit për t’u shpjeguar situatën reale në terren. Është një situatë shumë interesante. Është befasuese, do të thosha”, citohet të ketë thënë Kadyrov, një ish-rebel i kthyer në aleat të Kremlinit që sundon Çeçeninë – një republikë ruse në Kaukaz – me një grusht të hekurt dhe ka një forcë paraushtarake në komandën e tij.
Reagimi i tij vjen në kohën kur trupat ukrainase kryen me sukses kundërsulmin e tyre të shpejtë në pjesën verilindore të vendit, duke detyruar njësitë ruse të tërhiqen.
Veprimi i shpejtë i Ukrainës për të rimarrë zonat e pushtuara nga Rusia në rajonin verilindor të Kharkiv-it i detyroi trupat e Moskës të tërhiqen në një përpjekje për t’i parandaluar ato “të rreshtohen” dhe të lënë pas një numër të konsiderueshëm armësh dhe municionesh në një tërheqje të nxituar ndërsa lufta shënoi 200 ditë të dielën.
Madje presidenti i ngazëllyer ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një fjalim video të shtunën vonë, duke thënë se “ushtria ruse në këto ditë po demonstron më të mirën që mund të bëjë – duke treguar shpinën”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur