LAJMI I FUNDIT:

Një vit nga publikimi i “I’m Good (Blue)”, Bebe Rexha numëron sukseset megalomane që i solli bashkëpunimi me Guettan

Një vit nga publikimi i “I’m Good (Blue)”, Bebe Rexha numëron sukseset megalomane që i solli bashkëpunimi me Guettan
Foto: Bebe Rexha/YouTube

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, si një vit më parë publikoi këngën e saj “I’m Good” në bashkëpunim me DJ David Guettan.

Kënga e cila fillimisht u publikua si shaka në TikTok, u bë virale në këtë rrjet social dhe fansat kërkuan me ngulm një version të plotë.


Dhe versioni i plotë erdhi vetëm pak kohë më pas dhe me një klip të xhiruar në Ibiza, ndërsa kënga menjëherë filloi të pushtonte top-listat botërore të muzikës.

“I’m Good (Blue)” arriti të renditet e para në Mbretërinë e Bashkuar, gjersa u vlerësua me çmimin e ‘bashkëpunimit më të mirë’ në MTV Europe Music Awards 2022.

Duke vallëzuar i ekspozohet gjoksi, Bebe Rexha e mbulon me duar dhe qesh teksa kërcen nën ritmet e këngës së saj të re
Lexo po ashtu Duke vallëzuar i ekspozohet gjoksi, Bebe Rexha e mbulon me duar dhe qesh teksa kërcen nën ritmet e këngës së saj të re

Sot pas një viti, 33-vjeçarja përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ka kujtuar suksesin e kësaj kënge përmes sekuencave nga klipi dhe paraqitjet e saj ku e ka kënduar këtë këngë.

Bebe Rexha dhe David Guetta me çmimin ‘Bashkëpunimi më i mirë’ në MTV Europe Music Awards 2022 (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

“I’m Good (Blue)” erdhi ekzaktësisht një vit më parë. Ne ju duam kaq shumë që e bëtë këtë këngë kaq speciale”, shkroi Bebe Rexha në Instagram.

Rexha këtë vit publikoi edhe albumin e saj të tretë në karrierë, të titulluar “Bebe”, pjesë e të cilit është edhe mega-hiti “I’m Good (Blue)”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori