Një i vdekur dhe pesë të lënduar me thikë pranë Milanos


Në qytetin e Assagos, i cili ndodhet jo shumë larg Milanos, sipas mediave italiane janë goditur me thikë pesë persona.
Mes tyre është edhe futbollisti spanjoll, ish-lojtari i Arsenalit, Pablo Mari, i cili është dërguar në një spital për trajtim të mëtejmë.
Sulmi ndodhi në një qendër tregtare, ku një person ka mbetur i vdekur dhe bëhet fjalë për një person të punësuar në qendrën tregtare.
Dy persona raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton ansa.
Sulmuesi rreth moshës 46-vjeçare goditi me thikë njerëz në mënyrë të rastësishme gjersa tashmë është arrestuar.
Policia tha se nuk ishte një sulm terrorist gjersa thuhet se ishte i sëmurë mendor. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/10/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































