LAJMI I FUNDIT:

Një valë e të nxehtit po përfshin Evropën: Po thyhen të gjitha rekordet e temperaturave, madje edhe në veri të kontinentit

Një valë e të nxehtit po përfshin Evropën: Po thyhen të gjitha rekordet e temperaturave, madje edhe në veri të kontinentit

Temperaturat rekord po regjistrohen në të gjithë Evropën pasi vala e të nxehtit ka përfshirë pothuajse të gjithë kontinentin.

Qershori është një nga më të ngrohtët dhe në një numër të madh vendesh evropiane është thyer kufiri mesatar i temperaturës karakteristik për muajin e gjashtë.

Kjo vlen edhe për veriun e Evropës, ndaj dy ditë më parë në Norvegji u regjistrua një temperaturë prej 32.5 gradë Celsius, që është një rekord në Rrethin Arktik. Ndryshe, temperatura mesatare e ajrit në Rrethin Arktik në Evropë është 13 gradë.

Në qershor, temperatura arriti në 35 gradë në Poloni, dhe mbi 37 gradë Celsius në zonën e Gjermanisë lindore, raporton bbc.

Temperaturat janë rekord të larta edhe në Ballkan. Rekordet e temperaturave të qershorit u thyen gjithashtu në Slloveni dhe Kroaci, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina pa temperatura 0.2 gradë Celsius nën rekordin e qershorit që ishte 41 gradë Celsius.

Gati 1 në 4 e popullsisë së botës në rrezik nga përmbytjet e rënda, thotë një studim
Lexo po ashtu Gati 1 në 4 e popullsisë së botës në rrezik nga përmbytjet e rënda, thotë një studim

Ferr është edhe në veri të Afrikës, ku në Tunizi pak ditë më parë u mat edhe 48.7 gradë.

Bubullima janë regjistruar edhe në Evropë, ndërsa parashikimet tregojnë se temperatura të larta priten edhe në periudhën e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori