LAJMI I FUNDIT:

Një ujk që “kërkoi një hise ushqimi” nga një ari – por a arriti të përfitonte ndonjë gjë?

Një ujk që “kërkoi një hise ushqimi” nga një ari – por a arriti të përfitonte ndonjë gjë?

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë një ngjarje aq të rrallë, po aq edhe interesante.

Bëhet fjalë për pamje në të cilat shihet një ari duke ngrënë diçka “që ka qenë e gjallë” dhe dy ujqër po silleshin rreth tij, përcjell Telegrafi.

Dhe ndërsa njëri prej ujqërve afrohet, ariu e përzë menjëherë.


I dyti e kupton se duhet t’i qaset ndryshe dhe befas shndërrohet në një “lozonjar”, duke tundur bishtin, ndoshta për të përfituar pak.

Por a arriti ujku të përfitojnë nga kjo? Shikojeni videon dhe do ta kuptoni. /Telegrafi/