LAJMI I FUNDIT:

Një tronditje e madhe për kombin dhe botën, thotë kryeministria britanike Truss

Një tronditje e madhe për kombin dhe botën, thotë kryeministria britanike Truss

Kryeministrja britanike, Liz Truss ka folur pas vdekjes së Mbretëresha Elizabeth II.

Monarkia më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, ka vdekur në Balmoral në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet.


Truss tha se “ne jemi të gjithë të shkatërruar” nga lajmi i vdekjes së Mbretëreshës, i cili është një “tronditje e madhe për kombin dhe botën”.

Ajo e përshkruan Mbretëreshën si “një shkëmb mbi të cilin u ndërtua Britania moderne”, duke shtuar se “Britania është vendi i madh që është sot për shkak të saj”.

Pas vdekjes së Mbretëresha Elizabeth II, Mbreti Charles III lëshon deklaratën e parë
Lexo po ashtu Pas vdekjes së Mbretëresha Elizabeth II, Mbreti Charles III lëshon deklaratën e parë

Ajo tha se mbretëresha ishte një frymëzim personal për të, si dhe për shumë britanikë “Përkushtimi i saj ndaj detyrës është shembull për të gjithë ne”, raporton bbc.

“Sot Kurora i kalon, siç ka bërë për më shumë se një mijë vjet, monarkut tonë të ri, kreut tonë të ri të shtetit, Madhërisë së Tij Mbretit Charles III. Me familjen e Mbretit ne vajtojmë humbjen e nënës së tij dhe jemi bashkë. Ne i ofrojmë atij besnikërinë dhe përkushtimin tonë, ashtu si nëna e tij na ka kushtuar kaq shumë për kaq shumë kohë”, tha e para qeverisë britanike.

Ajo e përfundon deklaratën e saj duke thënë se është “kalimi i epokës së dytë elizabetiane. Zot ruaje mbretin”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Evropa
Kalo në kategori