LAJMI I FUNDIT:

Një tregim unik prej një legjende të gjallë – 14 momentet më të mëdha të Messit, të rrëfyera personalisht prej tij në detaje

Një tregim unik prej një legjende të gjallë – 14 momentet më të mëdha të Messit, të rrëfyera personalisht prej tij në detaje

Nga të qenurit “pak nervoz” për debutimin e tij te Barcelona deri te “mbrëmja perfekte” ku shënoi golin e 500-të me fitore në El Clasico, Messi rrëfen 14 momentet më të mira në karrierën e tij në një tregim unikal për revistën Four Four Two.

Messi do të paraqitet në fushë ndaj Chelseat në një prej mbrëmjeve të mëdha të futbollit evropian dhe natyrisht se është koha të kujtohen momentet më të mëdha në karrierë. Kush mund ta bëjë më mirë se vet Messi? Telegrafi sjellë të përkthyer rrëfimin e Messit për 14 momentet më të mëdha të karrierës së tij.


Argjentina 2-1 Bosnja
(Botërori, faza e grupeve, 15 qershor, 2014)

Është dashur që të pres tetë vjet për golin tim të dytë në Kampionatin Botëror. Ne kemi dashur që të kalojmë një garë të mrekullueshme dhe filluam me fitore ndaj Bosnjës dhe unë shënova golin e dytë.

E gjitha ndodhi shumë shpejt. E mora topin afër vijës së gjysmë fushës dhe tentova që të shpërthej drejt zonës së 16 metërshit. E luajta një pasim të dyfishtë me Gonzalo Higuainin dhe më pas gjuajta nga maja e zonës së 16 metërshit. Fatmirësisht kaloi mirë kjo situatë.

Ne performuam në mënyrë të shkëlqyer në gjysmëfinale dhe siguruam vendin tonë me disa ndeshje të mbetura, e më pas demonstruam se ishim ekip i madh duke arritur në finale. Ne nuk arritëm ta fitojmë turneun, por ne kemi bërë gjithçka që kemi mundur.

Botërori është shumë i rëndësishëm për të gjithë njerëzit në Argjentinë dhe do të ishte ëndërr që ta fitojmë atë garë një ditë me kombëtaren.

Espanyol 0-1 Barcelona
La Liga, 16 tetor, 2004

Hyra si zëvëndësues për Decon ndaj rivalëve tanë lokal në vitin 2004. Unë definitivisht isha pak nervoz pasi që do të hyja në fushë për debutimin tim. Ishte një moment shumë i rëndësishëm për karrierën time, një gjë që e kam pritur dhe e kam kërkuar një kohë të gjatë dhe nuk kisha durim për këtë.

Unë tashmë kisha vetëbesimin nga puna me trajnerin, Frank Rijkaard dhe të gjithë lojtarët tjerë. Unë kam stërvitur me stafin dhe ekipin. Kjo më ndihmoi që të përshtatem më lehtë në ekipin e parë. Ishte një ditë shumë e veçantë për mua – ishte nëj ëndërr që gjithmonë kam shpresuar se do të bëhej realitet dhe ndjej se kjo tashmë ka ndodhur shumë kohë më parë.

Barcelona 7-1 Bayer Leverkusen
(Liga e Kampionëve, 1/8 e finales, 7 mars, 2012)

Çfarë mbrëmje fantastike. Nuk jam i sigurt nëse do të kisha qenë në gjendje që t’i radhis golat një nga një dhe sinqerisht nuk besoj se ndonjë gol ishte më i bukuri se tjetri.

Unë isha i ngazëllyer që shënova pesë gola dhe më me rëndësi është që ekipi fitoi aq bindshëm. Unë nuk e kuptova deri atëherë se isha lojtari i parë ndonjëherë që shënoi pesë gola në një ndeshje në Ligën e Kampionëve. Unë mendova se ne luajtëm mirë si ekip dhe isha i lumtur për këtë. Sinqerisht, unë preferoj kur ekipi fiton, është një lojë ekipore kjo dhe pa ekip nuk mund të bësh asgjë.

Nigeria 0-1 Argjentina
(Finalja e Olimpiadës, 23 gusht, 2008)

Unë kam pasur miqësi të mrekullueshme me Sergio Agueron, për një kohë të gjatë. Ne kalonim shumë kohë së bashku kur ishim të rinj dhe sidomos kur luanim bashkë në kombëtaren spanjolle, duke kaluar kohën të lirë duke luajtur FIFA. Të them të drejtën, udhëtimi në Pekin është një prej kujtimeve më të bukura të karrierës time.

Lojërat Olimpike janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për mundësinë për të fituar një medalje ëpr vendin tënd, por po ashtu përvoja e të qenurit në gjendje që të marrësh pjesë në një ngjarje fantastike globale dhe që të jetosh në fshatin olimpik me atletët e shumë sporteve të ndryshme.

Ishte fantastike, një turne i kompletuar nga ne. Po, ne fituam gjysmëfinalen 3-0 ndaj Brazilit, një ekip i mrekullueshëm që po ashtu luajti mirë, por ne tejkaluam edhe Nigerinë e Holandën. Të dyja ishin ndeshje shumë të vështira dhe ne është dashur të jemi në nivelin më të lartë për të fituar. Ne kemi qenë të bindur se mund të fitojmë Medaljen e Artë. Shikoni ekipin që kemi pasur dhe unitetin në mesin e lojtarëve. Ne kemi menduar nga fillimi se mund ta fitojimë atë turne dhe ishim në gjendje ta bënim këtë.

Barcelona 5-1 Sevilla
(La Liga, 22 nëntor, 2014)

Është ndjenjë fantastike që të jem golashënuesi më i madh në La liga ndonjëherë, një kampionat me aq shumë lojtarë spektakolarë në historinë e tij dhe që kanë arritur aq shumë.

Është një arritje e mrekullueshme për mua. Unë nuk e kisha planifikuar ndonjë festë për këtë dhe kurrë nuk mendoj se do të ndodhë një gjë të tillë pasi të shënoj ndonjë gol. Festimet më të mira vijnë natyrshëm, ashtu siç edhe luaj në fushë.

Barcelona 3-0 Bayern Munich
(Liga e Kampionëvej, gjysmëfinalja, 6 maj, 2015)

Teksa i afrohesha Boatengut, gjithë ajo që mendoja ishte që të tentjo ta tejkaloj atë dhe t’i afrohem golit – jo diçka më ndryshe nga herët e kaluara, ose gjatë ndonjë ndeshje tjetër, kur unë kisha topin dhe një kundërshtar ishte para mje.e

Isha vërtet i lumtur që shënova një gol kaq të rëndësishëm, një që na ndihmoi të sigurojmë një finale tjetër të Ligës së Kampionëve. Por, ishin vetëm komentet në rrjetet sociale momenti kur e kuptova se sa mirë kemi luajtur. Unë kam lexuar shumë komente dhe i shikova videot.

Ne kemi pasur një trajner spektakolar si Luis Enrique dhe ai na ndihmoi ta fitojmë një ndeshje shumë të komplikuar. Ne vërtet u disponuam për atë ndeshje dhe luajtëm në nivelin më të lartë, por ishim sërish të qetë për këtë.

Barcelona 2-0 Albacete
(La Liga, 1 Maj, 2005)

Goli im i parë për Barcelonën! Isha vetëm në fazën kur kënaqesha duke luajtur në Camp Nou dhe që kisha mundësinë të luaja me lojtarët fantastikë të ekipit të parë. Vërtet nuk po mendoja për golat, por e kam ditur se nëse do të kishte ndonjë rast për mua që të shënoj, nuk do të isha nervoz.

Gjithçka ndodhi aq shpejt. Ronaldinho e çoi topin mbi mbrojtjen dhe unë e parabolova mbi portierin. Ishte një moment mjaft i mirë, sidomos pasi lojtarët, bashkëlojtarët e rinj, erdhën që të festojnë me mua.

Barcelona 3-3 Real Madrid
(La Liga, 10 mars, 2007)

Është ndjenjë e bukur që shënova tri gola ndaj Realit, është një ndeshje që të gjithë e shikojnë dhe ishte hera e parë që e arrita këtë. Të shënoja një hettrik ishte fantastike dhe edhe më e veçantë sepse erdhi në një El Clasico.

Barcelona 5-2 Getafe
(Copa del Rey, gjysmëfinalja, 18 prill, 2007)

Kur unë hyj në fushë, nuk po mendoj për pasojat e një ndeshje ose çka mund të ndodhë, ose çka nuk mund të ndodhë – në futboll, gjithçka duhet të ndodhë natyrshëm.

Për këtë gola ndaj Getafes, unë e mora topin afër gjysmës së fushës dhe gjeta shumë hapësirë mes mbrojtësve. Kur e kisha posedimin, nuk mendova për të shënuar. Thjesht kam dashur të hap hapësirat dhe të vazhdoj duke shkuar përpara drejt zonës së 16 metërshit. Unë gjeja hapësirën teksa avansoja dhe nuk mendova për të shënuar derisa gjuajta.

Unë gjithmonë i kam matur golat e mi për nga rëndësia, jo për nga buukria. Ky ishte një gol shumë i bukur, por unë kam shënuar shumë të tjerë që kanë qenë më të rëndësishëm për ekipet e mia.

Argjentina 6-0 Serbia
(Botërori, faza e grupeve, 16 qershor, 2006)

Edhe pse kjo ishte paraqitja ime e parë në një Botëror, unë kam luajtur shumë miqësore me kombëtaen më parë, kështu që në një sens nuk kishte problem për mua. Nuk isha nervoz, isha i ngazëllyer që hyra në fushë dhe luajta në një Botëror.

Ishte një ditë e buukr për shkak të vlerës së madhe të kësaj ndeshje, ishte një Botëror dhe ishte ndeshja e dytë për Argjentinën në këtë garë. Unë isha në stol në ndeshjen e parë ndaj Bregut të Fildishtë, por hyra në 15 minutat e fundit ndaj Serbisë duke shënuar golin e gjashtë të ndeshjes. Bukur.

Juventus 1-3 Barcelona
(Liga e Kampionëve, finalja, 6 qershor, 2015)

Ngritja e trofeut të Ligës së Kampionëve ishte fantastike, sepse të bëhesh kampion gjithmonë është një moment lumturie dhe knaqësie. Në këto momente, ju nuk kënaqëeni me madhështinë e asaj që keni arritur. Edhe në Berlin, ne nuk e kuptuam rëndësinë e asaj që kemi bërë duke fituar tripletën.

Është mjaft e veçantë sepse është vërtet detyrë e vështirë që të fitohet ndaj ekipeve më të mria. Është një garë aq e vështirë, mund të luash mirë, por me një ndeshje je jashtë Ligës së Kampionëve.

Real Madrid 2-6 Barcelona
(La Liga, 2 maj, 2009)

Ky festim ishte pas golit tonë të pestë, i dyti për mua. Ishte një mbrëmje speciale, duke paë mënyrën si kemi fituar në Bernabeu. Unë luajta në një pozicion të ri “një sulmues i rrejshëm”. Ishte një paln që Guardiola e idejoi special për këtë ndeshje në mënyrë që të jemi më efektivë.

Ne kemi folur për këtë shumë më parë, kështu që të dy kemi qenë të kënaqur si funksionoi kjo taktikë. Këto ndeshje të mëdha mund të shkojnë më fitore për secilën palë dhe kam qenë në një ndeshje ku pranuam katër gola nga Reali dhe në tjera ku ne shënuam gjashtë. Ishte paraqitje fantastike e gjithë ekipit. Nuk jam i sigurtë nëse është ndeshja më e mirë, por natyrisht se është një ndeshje që gjithmonë do ta kujtoj dhe me të cilën do të kënaqem.

Barcelona 2-0 Manchester United
(Liga e Kampionëve, finalja, 27 maj, 2009)

Ishte e vështirë që të imagjinohet se do të shënoja me kok me Rio Ferdinandin para meje, por unë nuk kam matur asgjë, topi erdhi në qendër dhe unë isha aty për ta goditur.

Në momentin që topi ishte në ajër nga krosi i Xavit, unë e kam paramenduar shënimin e këtij goli dhe falënderoj Zotin që ndodhi. Ishte një gol kaq i rëndësishëm në secilin sens – për ekipin, për mënyrën se si finalja po kthehej në favor tonin dhe për mua po ashtu. Është ende një prej golave të mi më të preferuar.

Pasi mungova në finalen e vitit 2006 për shkak të lëndimit, ishte shumë e veçantë për mua që luajta në këtë ndeshje e lëre më të shënoj në të. E kompletoi një sezon të mrekullueshëm ku ne kemi fituar gjithçka.

Real Madrid 2-3 Barcelona
(La Liga, 23 prill, 2017)

Ishte mbrëmje perfekte, një ku gjithçka shkoi perfekt dhe ku unë mora gjithçka që kam dashur. Unë shënova dy gola të mrekullueshëm ndaj Real Madridit brenda Bernabeut, me golin e dytë që erdhi në minutën e fundit duke e fituar ndeshjen. Dhe më pas është edhe fakti që ishte goli i 500-të për Barcelonën.

Nuk kam mundur të kërkoj për diçka më shumë. Nëse nuk do të shënoja në atë moment, ne do t’i kishim thënë lamtumirë kampionatit atë kohë. Ishte një gol që na dha shpresë dhe vullnet për të luftuar për kampionatin. Ne merituam ta fitonim këtë ndeshje dhe ishte një moment emocional për të gjithë ne barcelonistët.

Getty Images

Kur e kam parë Jordi Alban duke marrë topin në krah, unë e kam ditur se është dashur që të shkoj përpara pasi ishte një lëvizje që e kemi stërvitur. Ne njohim lojën e njëri-tjetrit dhe nuk ishte hera e parë që kemi bërë këtë. Kur Jordi arrin në pjesën e tretë të fushës, unë gjithmonë zbrapsem në maje të zonës së 16 metërshit dhe këtë e bëra edhe në atë ndeshje, për të pranuar topin dhe për të finalizuar dhe kjo ishtë saktësisht ajo që bëmë këtu.

Luis Enrique ishte komplimentues pas ndeshjes, duke thënë se unë jam lojtari më i mirë në histori, por unë duhet të them se ishte arritja e tij në klub që na motivoi të luftojmë sërish. Ne ishim me motivim të ulët si grup, por kur ai erdhi në Camp Nou na motivoi që të stërvisnim dhe të luajmë në nivelin më të lartë – ai na e dha gjithë vullnetin për t’u bërë sërish ekip i madh.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Serie A
Kalo në kategori