LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër zjarr misterioz shpërthen në Rusi – kësaj radhe në një zonë industriale në Nizhny Novgorod

Një tjetër zjarr misterioz shpërthen në Rusi – kësaj radhe në një zonë industriale në Nizhny Novgorod

Një zjarr misterioz ka shpërthyer sot në një zonë industriale ruse, mes dyshimeve në rritje që Ukraina po synon infrastrukturën ruse.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri më i fundit shpërtheu në lindje të Moskës, në një seri incidentesh të dyshuara sabotazhi të raportuara brenda Rusisë gjatë javëve të fundit.


Pamjet u shfaqën nga një zjarr i madh në zonën industriale Dzerzhinsky në rajonin e Nizhny Novgorod, thellë brenda vendit.

Spekulimet se Ukraina është përgjegjëse për zjarret janë shtuar që nga fillimi i ‘aksidenteve’, megjithëse Kievi nuk ka marrë përgjegjësinë.

Mbi një duzinë zjarresh në Rusi janë raportuar që nga fillimi i agresionit në Ukrainë, me numrin e incidenteve në rritje gjatë javëve të fundit pasi Rusia po humbet terren në Ukrainën Perëndimore.

Vetëm dje u raportua për një zjarr në një magazinë botuese katërkatëshe pro-Kremlinit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Kalo në kategori