LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër femër rrëfen torturat e abuzimit seksual nga Russell Brand, ndërsa ai bën një shfaqje publike në ‘Wembley Arena’

Një tjetër femër rrëfen torturat e abuzimit seksual nga Russell Brand, ndërsa ai bën një shfaqje publike në ‘Wembley Arena’

Komediani Russell Brandi u akuzua së fundmi se kishte përdhunuar një sipërmarrëse dhe se kishte kryer marrëdhënie me një nxënëse 16-vjeçare.

Në një varg akuzash bombastike, ylli 48-vjeçar u akuzua për sulme seksuale dhe sjellje abuzive dhe grabitqare mes viteve 2006 dhe 2013, kur ai ishte në kulmin e famës së tij.


Katër gra pretenduan se ishin sulmuar nga Brandi, njëra prej të cilave i kishte thënë më parë “The Mail” të dielën për sjelljen e tij “kontrolluese dhe manipuluese”, shkruan DailyMail.

Mbrëmë, Policia Metropolitane tha se ishte “vetëdijësuar” për raportimet e medieve në lidhje me “një seri akuzash për sulme seksuale” dhe i kërkoi çdo viktimës të supozuar që të paraqitej.

Russell Brand pritet me brohoritje nga fansat në koncertin në Wembley, përkundër akuzave të bujshme për sulm seksual nga katër gra
Lexo po ashtu Russell Brand pritet me brohoritje nga fansat në koncertin në Wembley, përkundër akuzave të bujshme për sulm seksual nga katër gra

Akuzat shkatërruese, të bëra në një hetim të përbashkët mes “Sunday Times” dhe njoftimeve të “Channel 4” datojnë nga koha kur Brandi ishte prezantues për “BBC Radio 2” dhe “Channel 4” dhe luante në filma të Hollywoodit.

Një grua pranon se Brandi e ka përdhunuar pas murit në shtëpinë e tij në Los Angeles, kur ajo ishte në të 30-at. Një tjetër të cilin ai e quante “The Child” (fëmija), tregoi sesi prezantuesi e kishte vënë në shënjestër kur ishte 16-vjeçe dhe ende në shkollë, dhe ai ishte 30 vjeç.

Por, në një kundërvajtje të jashtëzakonshme, Brandi u shfaq në rrjetet sociale për të “mohuar absolutisht” një varg “akuzash shumë të rënda kriminale” në dokumentarin 90-minutësh që u transmetua në Channel 4.

Ish-prezantuesja e Sky Sports, Kirsty Gallacher, motra e madhe e gruas së Brandit, Laura, mbështeti kunatin e saj dje në mëngjes duke ripublikuar videon e tij së bashku me një emoji, një zemër të madhe dashurie të kuqe. Por rreth një orë pasi u zbuluan akuzat e plota, ajo e fshiu postimin.

Russell Brand akuzohet për përdhunim, sulm seksual dhe abuzim emocional nga katër gra
Lexo po ashtu Russell Brand akuzohet për përdhunim, sulm seksual dhe abuzim emocional nga katër gra

Një nga viktimat e supozuara, Jordan Martini, i tha kësaj gazete në vitin 2015 se ajo ndihej “e ngacmuar dhe abuzuar mendërisht”, gjatë marrëdhënies së saj gjashtëmujore me Brandin. Ajo gjithashtu shkroi një libër duke pohuar se Brandi, të cilin e quajti “Randall Grand”, e kishte sulmuar seksualisht në hotelin “Lowry” të Mançesterit.

Një grua që “Channel 4” e quajti “Nadia”, tregoi se si e vizitoi yllin në shtëpinë e tij në orët e para të 1 korrikut 2012, ku ajo pranoi se Brandi doli lakuriq nga dhoma e tij e gjumit përpara se ta sulmonte atë kundër një muri.

Duke rrëfyer incidentin e supozuar, ajo tha se “u përpoq të ikte” duke shtuar: “Ai po më kapi të brendshmet, duke i tërhequr anash”.

Ajo tregoi se i tha Brandit të largohej prej saj dhe se ajo donte të largohej, por ai vazhdoi dhe e përdhunoi atë, pa prezervativ.

Pas sulmit të supozuar, Brandi thuhet se i ka dërguar Nadias një mesazh duke thënë: “Më fal. Kjo që bëra ishte e çmendur dhe egoiste. Shpresoj se mund të më falësh, e di që je një person i dashur”.

Pretendohet se gruaja shkoi në një qendër trajtimi të përdhunimit në Santa Monica, por zgjodhi të mos bënte një raport në polici për shkak të shqetësimeve se “emri i saj do të zvarritej nëpër pisllëk”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Kalo në kategori