LAJMI I FUNDIT:

Një tërmet i fuqishëm godet Kinën jugperëndimore

Një tërmet i fuqishëm godet Kinën jugperëndimore

Një tërmet i fortë tronditi pasditen e së hënës një pjesë të Kinës jugperëndimore. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse shkaktoi dëme apo lëndime.

Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi qarkun Luding në provincën Sichuan në orën 12:52, njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua, përcjell Telegrafi.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti ishte me magnitudë 6.6 dhe kishte qendër në një thellësi prej 10 kilometrash (6 milje).

Sichuan, i cili ndodhet në buzë të Rrafshnaltës Tibetiane ku takohen pllakat tektonike, goditet rregullisht nga tërmetet.

Dy tërmete në qershor vranë të paktën katër persona. /Telegrafi/