LAJMI I FUNDIT:

Një qytetar dyshohet se është vaksinuar dhjetë herë brenda një dite kundër coronavirusit në Zelandën e Re

Një qytetar dyshohet se është vaksinuar dhjetë herë brenda një dite kundër coronavirusit në Zelandën e Re

Autoritetet shëndetësore të Zelandës së Re kanë nisur një hetim pasi një burrë dyshohet se është vaksinuar dhjetë herë brenda një dite kundër COVID-19.

Burri besohet se është paguar për t’u vaksinuar në vend të personave të tjerë, shkruan nzherald.


Ministria e Shëndetësisë së Zelandës së Re e ka marrë seriozisht situatën, tha Astrid Koornneef, kreu i programit të vaksinës dhe imunizimit kundër coronavirusit, “Ne jemi shumë të shqetësuar për këtë situatë dhe po punojmë me agjencitë përkatëse”.

Në Zelandën e Re, njerëzit nuk duhet të tregojnë një dokument identifikimi kur marrin vaksinën.

Shumë kompani dhe objekte në vend përdorin një certifikatë vaksinimi vendase që lejon hyrjen në vende vetëm për personat e vaksinuar plotësisht.

Rreth 89 për qind e Zelandës së Re janë plotësisht të vaksinuar. Me një popullsi prej 5 milionë banorësh, vendi ka raportuar rreth 12,500 raste dhe 46 vdekje që nga fillimi i pandemisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori