LAJMI I FUNDIT:

Një pjesë të përfitimeve nga meçi me Wilder, Tyson Fury do t’i dhurojë për të ndihmuar shtëpi për të pastrehët

Një pjesë të përfitimeve nga meçi me Wilder, Tyson Fury do t’i dhurojë për të ndihmuar shtëpi për të pastrehët
Tyson Fury (Foto: John McCoy/Getty Images/Guliver)

Tyson Fury planifikon t’u ndihmojë të pastrehëve në Mbretërinë e Bashkuar duke i dhuruar për ta disa prej përfitimeve nga meçi ndaj Deontay Wilder.

Të shtunën në Los Angeles, britaniku ndeshet me kampionin në kategorinë e peshave të rënda në WBC.


Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Mike Stobe/Getty Images/Guliver)

“Kur të kthehem në shtëpi do t’i ndërtoj disa shtëpi për të pastrehët dhe do të grumbulloj ca fonde për të varurit nga droga dhe alkoolikët”.

“Gjithmonë kam dashur ta bëj këtë, por duke qenë këtu (në Kaliforni) më jep një shtytje shtesë që ta bëj akoma më shumë”, ka thënë 30-vjeçari.

Lajmet për Tyson Furyn
Lexo po ashtu Lajmet për Tyson Furyn

Derisa është stërvitur në Kaliforni, Fury është habitur nga numri i madh i të pastrehëve në shtetin më të populluar amerikan.

Tyson Fury (Foto: Mike Stobe/Getty Images/Guliver)

Në zona të ndryshme të Los Angelesit, vërehen tenda anësh rrugëve, nën ura dhe në parqe.

Në muajin shkurt të këtij viti, Los Angeles Times kishte raportuar se rreth 55.000 njerëz ishin të pastrehë.

“Vërtet mi ka hapur sytë për shumë gjëra dhe do të largohem si person më i mirë. Kam mundur të shoh kultura të ndryshme dhe shumë gjëra të ndryshme që po ndodhin këtu”, ka thënë Tyson, i cili qe nëntë javë është në SHBA. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori