Një person rrah shtetasen e Gjermanisë në Prizren, e bën për spital

Një person pas një mosmarrëveshje të çastit ka sulmuar fizikisht një grua (shtetase të Gjermanisë).
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 04:00 në rrugën “Rrust Kabashi”, në Prizren.
Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor në emergjencën e spitalit të Prizrenit, e më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë.
“I dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshjeje të çastit ka sulmuar fizikisht viktimën femër shtetase e Gjermanisë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalin e Prizrenit e më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë”, thuhet në raport.
Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/




















































