LAJMI I FUNDIT:

Një ndërhyrje e ashpër që pasoi me karton të verdhë – Vidali iu vërsul me fyerje Ronaldos

Një ndërhyrje e ashpër që pasoi me karton të verdhë – Vidali iu vërsul me fyerje Ronaldos

Arturo Vidal nuk ishte në disponimin e tij më të mirë gjatë takimit të parë gjysmëfinal mes Interit dhe Juventusit.

Zonja e Vjetër fitoi 2-1 në Giuseppe Meazza ndaj Interit në Kupën e Italisë e që gjatë takimit kishte mjaftë përplasje.


Një i tillë ishte edhe në minutën e 38-të, atëherë kur në duel ishin Arturo Vidal dhe Cristiano Ronaldo.

Përplasja e ashpër e Vidalit me Conten në Kupën e Italisë: 22-shi del gjithmonë
Lexo po ashtu Përplasja e ashpër e Vidalit me Conten në Kupën e Italisë: 22-shi del gjithmonë

Mesfushori kilian tentoi t’i merrte topin nga këmba yllit portugez, mirëpo një gjë e tillë nuk i doli siç e kishte parashikuar.

Gjyqtari i takimit më pas ndëshkoi Vidalin me karton të verdhë, e ky i fundit shkoi te 35-vjeçari duke e fyer atë.

“Shko në k**. Bir k****”, u shpreh kiliani, mirëpo portugezi mbajti gjakftohtësinë. /Telegrafi/