LAJMI I FUNDIT:

Një mijë fytyrat e Kubës: Në udhëtimin e fundit të El Comandante (Foto)

Një mijë fytyrat e Kubës: Në udhëtimin e fundit të El Comandante (Foto)

Në 30 nëntor 2016, një mjet ushtarak, që mbante brenda hirin e Fidel Castros, i cili kish vdekur pesë ditë më herët, u nis nga Havana për në Santiago de Cuba.

Në katër ditë, kortezhi funebër përshkoi nga perëndimi në lindje Carretera central, rruga që përshkon ishullin. Më shumë se gjysmë shekulli më herët, Castro dhe guerilasit e tij kishin përshkuar rrugën në drejtim të kundërt dhe në 8 janar 1959, kishin hyrë triumfues në Havanë, pas rënies së diktatorit Fulgencio Batista.


Karvani me makina ushtarake, i përshëndetur nga mijëra kubanë, bëri disa ndalesa përgjatë rrugës, një prej të cilave përpara mauzoleumit të Ernesto Che Guevarës në Santa Clara. Fotografi Giancarlo Ceraudo kapi me aparatin e tij kubanët që i bënë homazhe Castros, gjatë udhëtimit të tij të fundit.

“Disa prej tyre prisnin prej orësh. Ishin shumë të prekur dhe kuptohej qartë respekti për udhëheqësin e vdekur”.

Në 4 dhjetor, pas nëntë ditësh zi kombëtare, hiri i Castros u vendos në varrezën e Santa Efigenia në Santiago, në krah të mauzoleumit dedikua Jose Martit, heroi i pavarësisë kubane.

Ky reportazh e ka një precedent të famshëm, që Ceraudo e njeh mirë. Eshtë puna e realizuar nga fotografi amerikan Paul Fusco në 8 qershor 1968, dy ditë pas vrasjes së senatorit Robert Kennedy. Mijëra persona u mblodhën përgjatë binarëve për të përshëndetur trenin special, që mbante arkëmortin e Kennedyt nga Nju Jorku për në varrezën e Arlingtonit, në Virxhinia.

Giancarlo Ceraudo është fotograf italian i lindur në Romë në vitin 1969. Merret me Amerikën Latine, që nga viti 2001. /bota.al/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori