eksperti ad

Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë jo vetëm në histori të Real Madridit, por edhe në atë të futbollit në përgjithësi.

Ditë më parë me golin e tij ai i dha Realit titullin në Kupën e Botës për Klube dhe me këtë rast më poshtë keni të gjithë titujt në të cilët CR7 ka qenë vendimtar.


Por, më e bukura është çdo gjë është e përkthyer në vlerë monetare.

Kupa e Mbretit 2010/11:

Ronaldo shënoi shtatë gola, përfshirë dhe atë në finale ndaj Barcelonës, e që në fund i dha titullin Realit.

Shuma e fituar nga Reali pas këtij triumfi: 1.28 milionë euro

La Liga 2011/12:

Një sezon fantastik për portugezin, ai shënoi 46 gola dhe dhuroi 12 asistime në La Liga.

Shuma e fituar nga Reali pas këtij triumfi: E pakonfirmuar

Superkupa e Spanjës 2012:

Shënoi në dy ndeshjet ndaj Barcelonës dhe kështu i dha një tjetër titull Realit.

Shuma e fituar nga Reali pas këtij triumfi: Një milion euro

Liga e Kampionëve 2013/14:

Shënoi 17 gola, përfshirë atë në finale ndaj Atletico Madridit, plus një asistim.

Shuma e fituar nga Reali pas këtij triumfi: 28.3 milionë euro

Superkupa e Evropës 2014:

Shkatërroi Sevillan me dy gola në finale

Shuma e fituar nga Reali nga ky triumf: Tre milionë euro

Liga e Kamionëve 2015/16:

Shënoi 16 gola dhe penalltinë finale ndaj Atleticos

Shuma e fituar nga Reali nga ky triumf: 41.5 milionë euro

Kupa e Botës për Klube 2016:

Shënoi katër gola, tre nga ata në finalen ku Los Blancos vuajtën më shumë se që pritej (Real Madrid 4-2 Kashima Antlers).

Shuma e përfituar nga Reali pas këtij triumfi: Katër milionë euro

Liga e Kampionëve 2016/17:

Shënoi 12 gola, pesë kundër Bayernit, tre në gjysmëfinale ndaj Atleticos dhe dy në finale ndaj Juventusit

Shuma e fituar nga Reali pas këtij triumfi: 41.5 milionë euro

La Liga 2016/17:

Shënoi 25 gola në 29 ndeshje në La Liga. Nga kjo Reali fitoi: 20.8 milionë euro

Superkupa e Spanjës 2017:

Reali fitoi ndaj Barcelonës pas dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 1-5, Ronaldo shënoi një gol.

Shuma e fituar nga Reali pas këtij triumfi: Një milion euro

Kupa e Botës për Klube 2017:

Shënoi në gjysmëfinale, por edhe në finale dhe kështu i dha titullin e pestë vjetor Realit.

Shuma e fituar nga Reali pas këtij triumfi: 4.2 milionë euro

TOTALI: 146.510.000 euro.

Vlen të theksohet se Ronaldo u ble nga Reali në vitin 2009 për 94 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app