LAJMI I FUNDIT:

“Një klub nga Moska ofroi 7 milionë euro, por Rubin Kazan i refuzoi” – Mirlind Daku mund të ndryshojë klub në verë

“Një klub nga Moska ofroi 7 milionë euro, por Rubin Kazan i refuzoi” – Mirlind Daku mund të ndryshojë klub në verë

Mirlind Daku është ylli kryesor i Rubin Kazanit këtë sezon, por për çudinë e shumë fansave shqiptarë, ai nuk u ftua nga Syvinho për ndeshjet miqësore të Shqipërisë me Kilin dhe Suedinë.    

Sulmuesi i Rubin Kazanit, shënoi një gol dhe dha një asistim në ndeshjen e xhiros së 22-të të kampionatit rus ndaj Akhmat ku skuadra e tij fitoi 2-1 dhe ai u përfshi në ekipin më të mirë të javës.

Për shqiptarin, ky është goli i parë i shënuar në ligë në vitin 2024 dhe numri total i golave ​​arriti në pesë –më i mirë në skuadër.


Sipas mediumit rus, BUSINESS Online, për Dakun kishte një ofertë të madhe në vlerë 7 milionë euro nga njëri prej klubeve kryesor të Moskës në afatin kalimtar dimëror.

Nuk është bërë e ditur se cila nga skuadrat moskovite ka treguar interesim mes CSKA-s, Dinamos, Lokomotivës dhe Dinamos.

Kjo ofertë është refuzuar nga Rubin Kazan, pasi këta të fundit presin që Daku të shkojë në Euro 2024 dhe të shkëlqejë për të rritur çmimin.

Por, edhe pse shkëlqeu në ndeshjen e fundit, ku shënoi dhe asistoi, trajneri i tij Rashid Rakhimov, nuk ishte i kënaqur me përformacën e sulmuesit.

“Jo. I thash që kjo nonshalancë e caktuar është e papranueshme. Duhet t’i trajtojmë rastet më me kujdes, pasi ato krijohen nga i gjithë ekipi dhe sulmuesi duhet t’i realizojë”.

“Edhe goli e asistimi nuk mjaftojnë. Kishte edhe shumë raste të tjera”, ka thënë Rakhimov pas ndeshjes me Akhmatin.

Daku që tani është 26-vjeçar, ishte transferuar te Rubin Kazani në verën e vitit të kaluar nga Osijeku kroat për 1 milion euro.

Ai sa ishte në huazim te Mura në Slloveni kishte shkëlqyer për të rënë në sytë e Rubin Kazan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

La Liga
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Bundesliga
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

La Liga
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Ligat tjera
E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

Premier League
Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro

Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro

Ndërkombëtare
Kalo në kategori