LAJMI I FUNDIT:

Një kirurg estetik sqaron ndryshimin 37 mijë dollarësh të Kylie Jenner

Një kirurg estetik sqaron ndryshimin 37 mijë dollarësh të Kylie Jenner

Një kirurg i lartë estetik ka dhënë një pasqyrim rreth Kylie Jenner për transformimin e saj të plotë ndër vitesh.

Kylie tashmë 22 vjeçe, duket krejt ndryshe nga pamja e saj e dikurshme, kur debutoi në emisionin e familjes së saj Keeping Up With The Kardashians.


Ka shumë të bëjë me ndryshimet natyrore që rriten, por fansat kanë kohë që dyshojnë se ajo ka bërë ndërhyrje kirurgjike për të ndryshuar pamjen e saj. Dhe ajo është e bindur se kishte vetëm mbushësin në buzë dhe fytyrën, por një kirurg nga Glow MYA tani i është drejtuar spekulimeve për atë që mund të kishte bërë.

Kylie Jenner në vitin 2010 (Foto: WireImage)

Hunda

Kylie Jenner në vitin 2012 (Foto: Getty Images/Guliver)

Duke parë fotot e Kylie, ura dhe maja e hundës së saj duket më e hollë dhe ajo që do të përshkruhet si ‘femërore klasike’, është shprehur kirurgu. Kjo mund të tregojë një procedurë rhinoplastike kirurgjikale (riformimin e hundës), e cila e ka lënë atë me një profil jashtëzakonisht të natyrshëm dhe të dëshirueshëm. Kostoja e një procedure rhinoplastike varet nga shumë faktorë të ndryshëm fiziologjikë, teknikat e përdorura dhe rekomandimet e kirurgut, teksa, ato zakonisht shkojnë nga 8,000 – 12,000 dollarë.

Buzët

Kylie Jenner në vitin 2013 (Foto: Film Magic)

Kirugu i famshëm gjithashtu tha se Kylie mund të ketë shpenzuar diku rreth 10,000 dollarë gjatë viteve për mbushësit e buzëve.

Sipas tij një rezultat i dëshirueshëm duhet të ndjekë formën natyrale të buzës dhe buza e poshtme të duket pak më e madhe se ajo e sipërme.

Fytyra

Kylie Jenner (Foto: Instagram)

Kylie tani ka humbur linjat e buzëqeshjes që shkojnë natyrshëm nga hunda në anën e gojës.
Kjo mund të arrihet me mbushësin dermal të injektuar drejtpërdrejt në vijën e linjave, nëse ato janë të thella, por në rastin e Kylie, ka më shumë të ngjarë të shtoni mbushësin dermal poshtë zonës së mollëzave kjo do të ndihmojë në ngritjen e vijës dhe gjithashtu krijimin e një mollëzë më të përcaktuar.

Mbushësit variojnë në çmim në varësi të zonës dhe sasisë së përdorur, zakonisht midis 200 dhe 700 dollarë.

Gjoksi

Kylie Jenner (Foto: Instagram)

Duke parë imazhet e kaluara të Kylie, është e mundur që ajo t’i jetë nënshtruar një zmadhimi kirurgjikal të gjoksit.
Forma dhe madhësia e gjoksit gjithashtu mund të ndryshojë gjatë gjithë jetës së një gruaje për arsye si puberteti, humbja e peshës, shtimi i peshës, shtatzënia etj.

Por në rastin e Kylie, kirurgu ka thenë bindshëm se është një procedurë e rritjes së gjirit. Çmimi mesatar i kësaj procedure është 6,000 dhe 8,000 dollarë.

Të pasmet

Kylie Jenner (Foto: Film Magic)

Është e mundur që Kylie të ketë kryer procedurën kirurgjikale të njohur si transferimi i yndyrës.
Qëllimi është të hiqni yndyrën e padëshiruar nga një zonë e trupit (siç është stomaku ose beli) dhe ta përdorni atë për të rritur madhësinë e të pasmeve dhe vitheve.

Pavarësisht gjithë kësaj, superylli vazhdon të këmbëngul se procedura e vetme që ka kryer është mbushësi i buzëve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Raporti i

Raporti i "Freedom House": Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Endriti uron ish-presidentin Thaçi për ditëlindjen e 56-të: I bindur që në ditëlindjen e ardhshme do t'i gëzohemi kthimit tënd në atdhe

Endriti uron ish-presidentin Thaçi për ditëlindjen e 56-të: I bindur që në ditëlindjen e ardhshme do t'i gëzohemi kthimit tënd në atdhe

Magazina

"Shkupi i shqiptarëve jehon kuq e zi, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë", Shkurte Fejza me një koncert masiv

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori