LAJMI I FUNDIT:

Me një karrierë të përkryer me 36 trofe të fituar, Edmon Azemi me lotë në sy i jep fund karrierës si basketbollist

Konferenca për media e mbajtur sot në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, ishte në nder të basketbollistit legjendar Edmond Azemi, i cili zyrtarisht është pensionuar,  

Edmond Azemi do të mbetet në basketboll, pasi nga tani e tutje, do ta ushtrojë rolin e Drejtorit Gjeneral të KB Prishtina.

Kryetari i KB Prishtinës, Burim Maraj, ka falënderuar Edon për kontributin e tij të pakrahasueshëm, e gjithashtu foli edhe për planet e klubit.

Ai po ashtu falënderoi disa nga më meritorët që ngritën klubin në këtë nivel si, Blerand Stavileci, Florian Miftari, Lulzim Ibrahimi, Shkëlzen Fetiu, Agon Gashi e shumë të tjerë. Normalisht që nuk harroi t’i përmend edhe sponsorët në krye me SIGAL dhe z. Avni Ponarin.

Edmond Azemi i emocionuar e në mes lotësh falënderoi presidentin për besimin, ‘Plisat’ dhe tërë bordin e kryesinë e Klubin për përkrahjen që iu dha tërë jetën.

Ai u zotua se do të punojë maksimalisht që Prishtinën t’a mbajë në nivel evropian.

Për karrierën e lavdishme të Edo Azemit folën edhe dy nënkryetarët më të ri të klubit, Ferit Zekolli e Shkumbin Jakupi.

Karriera e Edmon Azemit

Edmond Azemi e filloi në moshë të re me ëndrra të mëdha, por as në ëndrrat më të mira nuk do të mund t’a imagjinonte një karrierë më të lavdishme se kjo që kishte.

Ishte nga më të hershmit te KB Prishtina në vitin 1999 me një gjeneratë ku kishte emra të njohur në basketbollin tonë si Blerand Stavileci, Florian Miftari, presidenti i tanishëm i Prishtinës, Burim Maraj, Presidenti i FBK-së, Arben Fetahu, Artan Çerkini, Fikret Shatri, Edis Kuraja, Astrit Leti, Florian Rexhepi, Vigan Sylejmani e shumë të tjerë.

Pas disa edicioneve të suksesshme te Prishtina, ai shkoi për një gjysmë sezon në kampionatin shqiptar te ekipi i Valbonës për të ndihmuar ata në garat evropiane, ku ishte njëri ndër lojtarët kryesor.

Rikthehet në Prishtinë që të shpallej kampion në Superligën e Islandës me ekipin KR Basket, ku si zakonisht edhe aty ishte ndër më meritorët sidomos në ndeshjen e fundit me pikë vendimtare.

Përpos Valbonës dhe KR Basket, ai ishte pjesë edhe e MZT Skopje dhe KB Liria nga Shkupi.

Pas karrierës në Evropë e rajon, kthehet në shtëpi për t’i qëndruar besnik ekipit të zemrës e Plisave ku nuk la trofe pa fituar.

Gjatë karrierës së tij ai mbrojti ngjyrat e Kombëtareve të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

36 trofetë e fituar e bëjnë të pakrahasueshëm në basketbollin tonë, 12x Superliga të Kosovës, 14x Kupa të Kosovës, 7x Superkupa te Kosovës, 2x Balkan League, 1x Superligën e Islandës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori