Një grua britanike bie nga mbi 500 metra lartësi, përpara partnerit të tmerruar - gjatë një shëtitjeje alpinizmi në Spanjë

Një turiste britanike ka vdekur pasi ka rënë nga një lartësi prej më shumë se 500 metrash në një aksident të tmerrshëm alpinizmi.
Gruaja 42-vjeçare ka rënë nga mali përpara partnerit të saj ndërsa ecte në shpatet e Pirenejve në Spanjën veriore, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ajo ra nga maja Balaitus, ndërsa kalonte një rrugë të njohur për ecje në male të njohur si Diagonalja e Madhe.
Siç bëhet e ditur më tej, partneri i saj 53-vjeçar mbeti i padëmtuar në aksidentin e tmerrshëm në rajonin e Huescas.
Burime nga policia spanjolle konfirmuan se gruaja ishte një shtetase britanike e lindur në Mbretërinë e Bashkuar, por jetonte në Finlandë.
Alarmi u dha rreth orës 19:30 të shtunën.
Një helikopter u nis me nxitim drejt shpateve, por gruaja u shpall e vdekur në vendngjarje.
Trupi i saj u dërgua me aeroplan në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Zaragozës për një autopsi.

Një zëdhënës i Gardës Civile konfirmoi: “Një hetim është duke vazhduar dhe një raport i hartuar nga oficerët do t'i dërgohet një gjykate lokale hetuese së bashku me rezultatet e autopsisë”.
“Në këtë fazë, vdekja e gruas po trajtohet si një aksident tragjik që rezulton nga një rënie”.
Maja Balaitus është një mal të madh në rreth 3132 metra lartësi, i njohur për alpinistët.
Ajo është në kufirin midis Spanjës dhe Francës, duke ndarë Luginën Tena spanjolle nga Val d'Azun francez. /Telegrafi/








































