LAJMI I FUNDIT:

Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë

Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë

Një femër është dërguar pa shenja jete nga familjarët e saj në Qendrën e mjekësisë familjare në Fushë Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 17:26 në Bresje, Fushë Kosovë.


Siç thuhet në raport, vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/