LAJMI I FUNDIT:

Një ekran i madh ra mbi kërcimtarët në Hong Kong

Një ekran i madh ra mbi kërcimtarët në Hong Kong

Një ekran i madh ra dhe plagosi dy kërcimtarë para spektatorëve të tmerruar në një koncert të grupit Mirror në Hong Kong. Ekrani fillimisht ra mbi njërën prej tyre përpara se të rrëzohej mbi të tjerët.

Koncerti u ndërpre menjëherë dhe menaxheri i grupit i kërkoi publikut të largohej i qetë nga arena. Policia e Hong Kongut ka konfirmuar për mediat se dy persona janë shtruar në spital


Një spital lokal tha se një interpretues pësoi një lëndim në qafë dhe është në gjendje kritike në kujdesin intensiv, ndërsa tjetri është në gjendje të qëndrueshme. Identiteti i kërcimtarëve të plagosur nuk është bërë i ditur, shkruan bbc.

“Jam i tronditur nga incidenti”, tha menaxheri i qytetit John Lee, duke shtuar se ai shpresonte se kontraktori do të shërohej së shpejti.

Shefi ekzekutiv i Hong Kongut urdhëroi agjencitë e qytetit të “hetojnë tërësisht incidentin”.

Grupi Mirror është jashtëzakonisht i popullarizuar në qytet dhe shpesh thuhet se po rikthen në jetë muzikën lokale të Hong Kongut. Grupi u themelua në vitin 2018 dhe që atëherë ka përjetuar sukses të madh me audiencën në të gjithë Azinë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Fun
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Fun
Kalo në kategori