LAJMI I FUNDIT:

“Një ditë pushim për të gjithë” – Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Bin Salman feston në mënyrë të veçantë fitoren ndaj Argjentinës

“Një ditë pushim për të gjithë” – Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Bin Salman feston në mënyrë të veçantë fitoren ndaj Argjentinës

Princi i Kurorës dhe kryeministri i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, u ka dhënë pushim të mërkurën, më 23 nëntor, të gjithë sektorin qeveritar dhe privat, si dhe studentëve.

Mohammed bin Salman e bëri këtë për të festuar fitoren mahnitëse të kombëtares saudite kundër Argjentinës në ndeshjen e tyre hapëse të Kupës së Botës FIFA 2022 Katar.


Skifterat e Gjelbër mposhtën Argjentinën e superyllit të futbollit Lionel Messi, dy herë kampione e botës, me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Lusail të Katarit.

Saleh Al-Shehri dhe Salem Al-Dawsari shënuan për Arabinë Saudite në pjesën e dytë të ndeshjes.

Golin e vetëm për Argjentinën e shënoi me penallti Leo Messi. /Telegrafi/