LAJMI I FUNDIT:

Një det i bukur i modës – Valentina Deti sjellë koleksionin e ri në kuadër të Deti Fashion House (Foto)

Një det i bukur i modës – Valentina Deti sjellë koleksionin e ri në kuadër të Deti Fashion House (Foto)

Së fundmi në industrinë shqiptare të modës është shfaqur “një det”, sa i bukur aq edhe kualitativ që vjen si Deti Fashion House.

Disenjatorja, Valentina Deti, ka themeluar Deti Fashion House, shtëpinë e modës që drejtohet nga vet ajo.


E njohur për disenjimin e rrobave të përditshme “casual”, Valentina sjellë eksperiencën e saj nga Suedia në koleksionin e ri me shumë shije të realizuar prej saj.

Në një prononcim për Telegrafin, ajo konfirmon se tash e sa kohë ka hapur shtëpinë e saj të modës dhe po ashtu ka lansuar koleksionin e saj të ri. Historia disenjatores shqiptare fillon nga Suedia.

“Jam lindur dhe rritur në Suedi. Para katër vitesh kam ardhë të jetoj në Prishtinë. Kur kam ardhur, e kam kuptuar se ka mungesë të rrobave të përditshme “casual” dhe aty lindi idea për një koleksion “casual” me kualitet shumë të mirë e të punuar me delikatesë”.

SO HOT ? my baby? @dhuratadora wearing DETI FASHION HOUSE? #1dec

A post shared by VALENTINA DETI (@deti.fashion.house) on Nov 29, 2017 at 7:14am PST

“Më 1 dhjetor është hapur edhe Deti Fashion House që gjendet në Prishtinë, në Arbëri në rrugën Eduard Lir. Faqja ime zyrtare në Instagram është @deti.fashion.house ku të gjithë mund të më gjejnë në shtëpinë time. I mirëpres të gjithë, të shkëmbejmë idetë dhe të prezantoj koleksionin tim”.

“Atë që e konsideroj të veçantë është fakti se materialet me të cilat punoj janë nga Suedia, patentat nga YKK të gjitha nga Suedia”, thekson Valentina.

Ajo thotë se tendencën për këtë sezon dimëror e ka në ngjyrat e mbyllta, teksa xhaketat dhe jaknet i konsideron si pjesë speciale të koleksionit të saj.

“Në këtë koleksion i kam përdorur ngjyrat e mbyllta dhe ngjyra që une mendoj se i përshtaten dimrit. Ngjyra kafe, e zezë dhe e gjelbërt e e kaltër e mbyllur, ngjyrë hiri janë prej më të preferuareve që i kam shprehur në këtë koleksion të cilin e kam punuar me shpirt. Preferoj detajet rrëmbyese, sidomos në jakne, në jakne të lëkurës duke përfshirë detaje të cilat ato tentoj t’i bëj të duken sa më unike”, potencon Valentina tekas flet për tendencat.

DETI FASHION HOUSE #leatherjacket #handmade #DETI @lorinda.kolgeci ??

A post shared by VALENTINA DETI (@deti.fashion.house) on Dec 13, 2017 at 9:45am PST

Disenjatorja ka marrë përkrahje nga emra të njohur të estradës dhe modës. Deri tash, ajo është prkarhur nga këngëtarja Dhurata Dora dhe modelja , Lorinda Kolgeci.

“Kam pasur bashkëpunime të ndryshme me ato që i konsideroj shoqe shumë të mira, Dhurata dorën dhe Lorinda Kolgecin. Në koleksionin e ardhshëm do të vazhdoj me një tjetër koleksion “casual” dhe po ashtu një koleksion për meshkuj”, përfundon Valentina.

Disenjatorja tash e sa kohë ka filluar të veprojë dhe po shndërrohet në një nga emrat e preferuar të estradës, që preferojnë kreaktivitetin e përditshëm në koleksionin “casual” nga deti i ri i bukur i modës shqiptare prej Valentina Detit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Sinan Vllasaliu për zhvillimet në muzikë: Demokracia nuk të jep lirinë me qenë ‘kreten’

Sinan Vllasaliu për zhvillimet në muzikë: Demokracia nuk të jep lirinë me qenë ‘kreten’

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Kalo në kategori