LAJMI I FUNDIT:

Një delegacion nga Këshilli i Evropës do ta vizitojë Maqedoninë për dialogun me Greqinë

Një delegacion nga Këshilli i Evropës do ta vizitojë Maqedoninë për dialogun me Greqinë

Nga 18 deri më 20 qershor, një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të marrë pjesë në një dialog pas-monitorimit me Republikën e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputetët Liz Kristofersen nga Norvegjia dhe Valeriu Guiletti nga Moldavia pritet të takohen me kryeministrin Zoran Zaev, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Nikolla Ivanovski, anëtarët e Kuvendit, liderët e partive politike, prokuroren e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva, gjyqtarë, përfaqësues të sektorit civil, media dhe përfaqësuesit diplomatikë në vend.


Bisedimet do të jenë të fokusuar në zhvillimin e ngjarjeve pas raportit nga vizita e fundit të përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në maj të vitit 2017 me theks të veçanet në gjyqësinë, si dhe përparimin e vendit në lidhje me reformat. /Telegrafi/