LAJMI I FUNDIT:

Një çerek shekulli pa atdhetarin, humanistin e veprimtarin e çështjes kombëtare Ramiz Kukleci

Një çerek shekulli pa atdhetarin, humanistin e veprimtarin e çështjes kombëtare Ramiz Kukleci

Sot janë bërë 25 vjet që nga ndarja e jetës së veprimtarit të njohur Ramiz Kukleci, i cili një jetë të tërë ia kushtoi çështjeve kombëtare.

Kukleci i cili kishte lindur në fshatin Isniq të Deçanit, ishte ndër mësuesit e parë të gjuhës shqipe, ai kishte dhënë mësim në shumë fshatra të Kosovës, duke përfshirë këtu fshatin Uçë, Drenoc, Ozdrim, e Isniq.


Rrugëtimin si mësimdhënës ai e vazhdoi edhe në Prishtinë, duke mësuar nxënësit në shkollën “Emin Duraku”,  pastaj në shkollën e Mesme të Mjekësisë si dhe në shkollën “Zenel Hajdini”.

Por, rrugëtimi i tij si mësimdhënës u pengua nga regjimi komunist në atë kohë, të cilin edhe e larguan nga arsimi pas 18 vitesh punë.

Përkundër pengesave dhe presionit që i bënin në vazhdimësi veprimtarit Kukleci, ai nuk ndaloi asnjëherë së punuari për atdhe.

Kukleci dha kontribut të jashtëzakonshëm dhe në pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave. Ai në vitet e 90′ ishte kryetar i këshillit për pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave në Kodrën e Trimave në Prishtinë, dhe kjo kishte ndodhur shumë kohë më përpara se të fillonte aksioni i pajtimeve të gjaqeve në Kosovë.

I suksesshëm ai ishte treguar edhe në sport, ku për disa vite kishte qenë kryetar i klubit të futbollit “Flamurtari” të Prishtinës. Derisa, ishte kryetari i këtij klubi futbollistik, ai ishte përballur me shumë sfida.

Ramiz Kukleci, ishte edhe kryetar i shoqatës bamirëse “Nenë Tereza” në Kodrën e Trimave dhe njihej si humanist i madh. Ai kishte kontribuar në hapjen e ambulancës së parë në Kosovë “Nëna” që punonte në baza vullnetare së bashku me veprimtarin Anton Çeta.

Më vonë, ai u angazhua në shoqatën për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta dhe ishte kryetar i degës në Prishtinë ku dha një kontribut voluminozë.

Veprimtari Kuleci vite më parë kishte deklaruar se “Serbinë vetëm pushka e largon nga trojet tona” dhe për këtë arsye ai ishte angazhuar në Partinë Republikane të Kosovës si anëtar i Kryesisë, sepse kjo parti edhe me program angazhohej për çlirimin e Kosovës me luftë të armatosur.

Edhe përkundër angazhimit në Partinë Republikane të Kosovës, kontaktet me veprimtarët e ilegales nuk i shkëputi dot për asnjë moment, përkundrazi i shpeshtoi ato edhe më shumë.

Kukleci shpesh kishte thënë se “Është sakrifica jonë që do ta sjelli lirinë, e jo qëndrimi duarkryq”.

Për punën e pandalshme që bënte ndaj atdheut, Kukleci përjetonte dhunë e presion nga regjimi serb, të cilët nuk e lejonin të vepronte i qetë.

Kukleci u burgos dhe u maltretua disa herë, ku për këtë arsye ai u detyra ta braktisë Kosovën pa dëshirën e tij, dhe më pas ai ishte vendosur në Gjermani.

Edhe nga largësia, Kuleci edhe pse ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore ai kishte punuar për bashkimin e diasporës, të cilët ishin të ndarë në disa parti politike.

Kukleci së bashku me disa intelektual kishin themeluar Shoqatën për Bashkimin e Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim ku edhe ishte zgjedhur si kryetar. Ai vazhdimisht ishte munduar që përmes intelektualëve të bashkonte sa më shumë shqiptarët rreth arritjes së Bashkimit Kombëtarë.

Atdhetari Kukleci në atë kohë kishte deklaruar se për çlirimin e Kosovës nuk kishte mbetur rrugë tjetër veç luftës, andaj me daljen e UÇK’së në skenë kishte thënë: “tani liria nuk është larg”, dhe duke qenë i bindur, ai nuk kurseu asgjë për ta ndihmuar këtë ushtri të lavdishme çlirimtare.

Me qëllim të mobilizimit të mërgimtarëve tanë për ta ndihmuar gjithanshëm luftën e UҪK-së, ai kishte marrë pjesë në shumë tubime e demonstrata që i organizonte “Lëvizja Popullore e Kosovës”, në disa qytete në Gjermani e Zvicër.

Në disa video që qarkullojnë në You Tube, veprimtari dëgjohet të bënte thirrje për bashkimin e shqiptarëve dhe çlirimin e vendit.

“Të bashkojmë të gjitha forcat për çlirimin e Kosovës. Nuk kemi shumë rrugë, kemi ardhur në fund që duhet ta zgjedhim rrugën të jemi apo të mos jemi, më mirë të mos jemi se sa të jemi në robërimin e serbëve. Prandaj, asnjëri prej nesh nuk guxon të jetë në komoditet, por edhe kafshatën gojës t’ua çojmë ushtarëve të Kosovës… Ushtria Çlirimtare e Kosovës të financohet prej djersës së popullit qoftë në Kosovë apo në mërgim”, kishte thënë veprimtari Kukleci.

Humanisti Ramiz Kukleci dhe veprimtaria e tij e jashtëzakonshme vazhdon të kujtohet, ku për të janë ndarë edhe disa mirënjohje.

Pas vdekjes, atdhetari, humanisti dhe veprimtari Ramiz Kukleci u nderua me:

“Urdhrin e Lirisë” nga Presidenca e Kosovës;

“Veteran i UÇK-së” nga Komisioni shtetërore i Kosovës;

Gjithashtu ndaj veprimtarit të njohur kombëtar janë ndarë edhe disa mirënjohje.

Mirënjohje nga Shoqata “Nënë Tereza”, Kosovë;

Mirënjohje nga Fondi i UÇK-së “Vendlindja Thërret”;

Mirënjohje nga “Shoqata e kthimit të shqiptarëve nga trojet e veta”, Kosovë;

Mirënjohje nga “Bashkimi i intelektualëve shqiptarë në mërgim”, Diasporë;

Veprimtari dhe humanisti i madh Ramiz Kuleci ndërroi jetë më 31 mars 1999 në Isny të Gjermanisë. Ai ishte varrosur në Gjermani, por një vit më pas ishte rivarrosur në Kosovë.

Rivarrimi i tij ishte bërë me nderime të larta, e ceremoni madhështore, ku kishin marrë pjesë qindra shqiptarë.

Kukleci kujtohet si ndër intelektualët që nuk kursyen asgjë për lirinë dhe bashkimin e shqiptarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori