Helmut Kohli ishte kancelari i bashkimit të Gjermanisë dhe i bashkimit të Evropës. 16 vjet ishte ai Kancelar Federal i Gjermanisë, një çerek shekulli kryetar i CDU-së – të gjitha këto flasin për një aftësi të pabesueshme për të rezistuar, një aftësi të habitshme për t’u imponuar, një dëshirë të çeliktë për pushtet, por edhe një fat demokratik në zgjedhje. Katër herë u zgjodh kancelar Helmut Kohli, një arritje politike imponuese e jetës së tij.
Si kryetar me sa duket i përjetshëm i CDU-së, ndjesia e tij për zhvillimet në radhët e veta, mosbesimi përballë rrymave kritike ishte legjendar. Megjithatë: kur në në vitin 1989 po luftonte për të mbijetuar politikisht në një kongres partie në Bremen, atë e ndihmoi hapja e Perdes së Hekurt. Dhe: Kohli e shfrytëzoi shansin që u hap për të dhe për Gjermaninë, prej rënies së diktaturave komuniste. Ai shkroi histori. Ai e shfrytëzoi dritaren e shansit historik. Kohli u bë në këto muaj burrë shteti.
Pa dyshim: Helmut Kohli është kancelari i bashkimit të Gjermanisë. Ai ishte politikani, që nuk përfilli qëndrimet e lëkundura, frikët, rezervat brenda dhe jashtë vendit – dhe synoi që prej nëntorit 1989 unitetin e Gjermanisë, të cilin e bëri realitet në 3 tetor 1990. Ai tregoi instinkt politik, historik në atë moment kur duhej ta tregonte. Me këtë për disa ai u bë Bismarck-u i shekullit të 20-të.
Helmut Kohli megjithatë nuk ishte vetëm një patriot gjerman, i cili e shfrytëzoi dhuratën e shndërrimeve historike në Lindje të Evropës. Kancelari rekord ishte edhe një evropian i bindur. Një politikan, i cili për 16 vjet dhe në takime të panumërta evropiane të nivelit të lartë ishte gjithmonë i gatshëm për ta avancuar bashkimin e Evropës. Kjo vlejti për Komunitetin e vjetër Evropian, për komunitetin e zgjeruar të Bashkimit Evropian, për perspektivat e anëtarësimit të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, perspektiva që u realizuan me zgjerimin e vitit 2004.
Helmut Kohli ishte edhe – dhe kjo i jep atij nivelin e një burri shteti evropian – bashkëthemeluesi i monedhës së përbashkët evropiane, Euro. Sepse ai – duke menduar në linja të gjëra historike – e kuptoi, se vetëm një monedhë e përbashkët evropiane, heqja dorë nga Dojçmarka e fortë do të ndihmonin kapërcimin e antipative eventuale në Francë, në Britaninë e Madhe dhe në vende të tjera të BE. Një vendim i drejtë, që e bëri të pakthyeshëm unifikimin e kontinentit të vjetër.
Helmut Kohli ishte burrë shteti. Ai ishte një politikan që përfaqësonte njëkohësisht si ribashkimin e Gjermanisë, ashtu edhe bashkimin e Evropës. Një burrë me vendosmëri të madhe personale, i cili atë që e konstatonte të drejtë, edhe e arrinte. Kjo e bëri atë, pavarësisht nga shumë kritika veçanërisht në Gjermani, një politikan të respektuar dhe të vlerësuar veçanërisht në botën e jashtme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi