Ka vetëm disa ditë që Shpat Kasapi e publikoi bashkëpunimin me Ingrit Gjonin, ndërsa këngëtari ka ardhur me një tjetër këngë të re.

Bëhet fjalë për një baladë që është pjesë e projekteve për festat e fundvitit e që titullohet “Nëse beson në Zot”.


Në xhirimin e publikuar në YouTube, këngëtari shoqërohet nga Big Mama, e cila bën rolin e protagonistet femër.

Ndryshe, dueti i Shpatit me Ingritin mban titullin “Faji” dhe është realizuar me videoklip. Për tri ditë, videoja është shikuar afro gjysmë milioni herë. /Telegrafi/