Një automjet i blinduar rus goditet me raketën e hedhur nga droni ukrainas


Ushtria ukrainase publikoi një video të shkatërrimit të mjetit të blinduar rus MT-LB, por ajo që e bën të dallohet është se automjeti ushtarak thjesht u zhduk nga faqja e dheut për shkak të forcës.
Sipas raportimeve, sulmi ka ndodhur në afërsi të Avdivka në rajonin e Donetskut, dhe automjeti rus MT-LB është sulmuar nga një dron ukrainas në shërbim të Brigadës 110 të Mekanizuar.
Automjeti dyshohet se ishte i ngarkuar me mina antitank dhe sulmi është kryer duke hedhur një granatë të dyfishtë me eksploziv të lartë 40x53 milimetra.
Videoja tregon momentin e shpërthimit, e ndjekur nga një video e veçantë në të njëjtin vend ku mbetjet e automjetit të blinduar ruse thjesht nuk duken.
MT-LB janë automjete të blinduara amfibe të prodhimit sovjetik dhe hynë në përdorim në fillim të viteve 1970, ndërsa u projektuan në vitet 50 të shekullit të kaluar.
Rusia filloi t'i përdorte ato në pushitimin e shtetit ukrainas për shkak të humbjeve të mëdha të mjeteve të blinduara më të reja. /Telegrafi/




































