LAJMI I FUNDIT:

Një aeroplan ushtarak amerikan rrëzohet në Detin e Veriut, nuk dihet fati i pilotit

Një aeroplan ushtarak amerikan rrëzohet në Detin e Veriut, nuk dihet fati i pilotit

Një pilot i Forcave Ajrore të SHBA-së është i zhdukur pasi një aeroplan luftarak u rrëzua në Detin e Veriut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, F-15C Eagle, u rrëzua ndërsa ishte në një mision stërvitor.


Shkaku i përplasjes nuk dihet aktualisht por Forcat Ajrore të SHBA-së konfirmuan se vetëm një pilot ishte në bord, shkruan BBC.

Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit janë në kërkim të aeroplanit, i cili besohet të jetë rrëzuar 74 milje detare larg brigjeve të East Yorkshire.

Koloneli Will Marshall, tha: “Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke u zhvilluar, por piloti është ende i zhdukur”.

“Ne do të ofrojmë azhurnime pasi ato të bëhen të disponueshme, duke i dhënë prioritet respektit dhe konsideratës për familjen e pilotit”. /Telegrafi/