LAJMI I FUNDIT:

Nita Kaja dhe “SYTË” synojnë depërtimin në tregun e muzikës ndërkombëtare

Nita Kaja dhe “SYTË” synojnë depërtimin në tregun e muzikës ndërkombëtare

SYTË është një bandë e pavarur e përbërë nga 4 muzikantë me bazë në Prishtinë.

Vokalistja Nita Kaja dhe producenti Drin Tashi janë themeluesit e grupit, të cilët u takuan në 2016, dhe si rezultat i romancës midis tyre lindi koncepti muzikor.


“Kur jam kthyer në Prishtinë jam njohur me Drinin me të cilin edhe kam bashkëpunuar dhe më pas fillova me kalu”, tregon Nita në RTV Dukagjini.

Më pas si nevojë për t’u zhvilluar në një spektrum më të plotë kreativ, SYTË evoluoi në bandën që është sot kur Fatlind Ferati dhe Granit Havolli u bashkuan në këtë projekt.

Debutimi i suksesshëm i grupit në korrik të vitit 2018 erdhi si rezultat i lançimit të EP-së së parë, së vetë titulluar nën emrin “Sytë”.

Nita e cila ka qenë e ftuar në “Reload” në RTV Dukagjini thotë se kanë pasur në plan të organizojnë shumë turne nëpër Evropë por që iu është anuluar për shkak të pandemisë.

Ajo thotë se janë duke i munguar performancat live por që shpreson se do të kthehet së shpejti.

Nita thotë se pos muzikës veten mund ta sheh edhe në akttrim.

Këngëtarja thotë se ka ambicie për të depërtuar edhe në tregun e huaj pasi sipas saj muzika është gjuhë universal.

“Më shumë do të doja që edhe në Kosovë të promovonim më shumë rrymen R&B alternative”, tregon më tej Nita Kaja./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri

Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri "Sheqer"

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori