LAJMI I FUNDIT:

Nishevci fiton medaljen e bronztë në Stamboll

Nishevci fiton medaljen e bronztë në Stamboll

Nga data 9-11 tetor, në Stamboll është duke u mbajtur turneu ndërkombëtar i karatesë "Istambul Open 2009", njeri nga turnetë më të fortë dhe prestigjiozë të karatesë, në të cilin marrin pjesë karateistët më të mirë nga shumë vende të botës.

Në këtë turne, sikundër edhe viteve të kaluara marrin pjesë edhe karateistët kosovarë.

Këtë vit përzgjedhësi i përfaqësueses kosovare të karatesë, Zeqir Bilalli, ka përzgjedhur dhjetë garues: seniorët Agon Agani, Yll Gashi, Qëndrim Shaqiri, Betim Xhaferi dhe Liridon Fejzullahu, senioret Viedita Veliu dhe Gentiana Karpuzi, si dhe juniorët Herolind Nishevci, Alvin Karaqi dhe Fiton Ahmeti.

Derisa senioret dhe seniorët paraqiten në arenë të dielën, të shtunën garat e tyre i kanë zhvilluar juniorët.

Sipas informacionit të udhëheqësit të ekipit kosovar, kryetarit të FKK, Nezir Rama, juniori kosovar Herolind Nishevci, anëtar i KK “Ippon” nga Prishtina, ia doli që në konkurrencën e tij ta fitojë vendin e tretë dhe medaljen e bronztë dhe me këtë t’i përmbushë shpresat e udhëheqjes së përfaqësueses kosovare se nga Stambolli nuk do të kthehen pa medalje.

Në turneun “Istambul Open 2009” ndodhet edhe gjyqtari ynë ndërkombëtar, Safet Ramadani, i cili është ftuar të ndajë drejtësinë në këtë turne prestigjioz.

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori