LAJMI I FUNDIT:

Nis festivali “Festari” në Suharekë

Nis festivali “Festari” në Suharekë

Në qytetin e Suharekës për të tetëmbëdhjetën herë me radhë ka nisur festivali i Kulturës dhe Verës 2019 “Festari”, që është festë e të rinjve dhe e vjeljes së rrushit.

Në hapjan e këtij festivali mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili tha se në Therandë përmes “Festarit” po gërshetohet edhe kultura dhe tradita e prodhimit.

Teksa ka uruar fermerët dhe shoqëritë kulturore therandase për të arriturat, Haradinaj uroi që Theranda të bëhet 100 përqind më e forta në Kosovë.

“Më vjen mirë që Theranda po u bënë një nder jo vetëm por Kosovës i nderuar kryetar jemi në këtë ngjarje kaq të mirë në festën tuaj që po gërsheton edhe prodhime dhe traditë në prodhim, por edhe kulturë dhe traditë që si Kosovë… Uroj që Theranda të jetë çdoherë me e fortë, e të jetë 100 përqind më e forta në Kosovë”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj tha se sot po promovohen prodhimet e qytetarëve dhe bujqve të Suharekës.

“E kemi një festë tradicionale që festohet, është diku viti i 18-të që i lidh kulturën dhe prodhimet… Këto janë prodhimet e qytetarëve dhe bujqve të Suharekës dhe të them se vendosja e taksës ka vendosur që prodhimet vendore të rriten në vend, një ashtu kjo na ndikuar pozitivisht edhe në qytetin e Therandës… Bujqit e Therandës do ta kenë vazhdimisht përkrahjen e institucioneve komunale dhe qeveritare”, u shpreh i pari i Therandës.

Në kuadër të “Fesarit” u hap edhe ekspozita me prodhime vendore ku fermerë nga Theranda me rrethinë, kanë prezantuar prodhimet e tyre si rrushi, molla, mjalti, domatë e shumë prodhime tjera vendore.

Për të prezantuar rrushin, prodhim nga i cili edhe e siguron jetës nga Sllapuzhan, kishte ardhur sot në “Festar” edhe Bajram Mahmutaj, i cili shprehu pakënaqësi lidhur me çmimit e rrushit.

Sipas tij, ky vit ka qenë edhe i vështirë për të gjithë kultivuesit e rrushit pasi kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga breshëri.

“Merrem me kultivim të rrushit, rrush kam një 1 hektar e 50 ari… Prej kësaj mbijetoj misër e gjëra tjera nuk mbjelli vetëm rrush…këtë vit rrushi ka qenë më kritik më zor të mbrohet por unë mirë kam arritur ta mbrojë kam pasur edhe unë dëme nga bresheri dhe basra por ë përgjithësi mirë deri tani i kam shitur 700 gajbe”, u shpreh ky fermerë.

Festivali i Kulturës dhe Verërave 2019 “Festari”, do zgjas tri ditë dhe brenda këtyre ditëve do ketë shumë aktivitete kulturore, artistike e sportive. /KP/