LAJMI I FUNDIT:

Nis darka informale e ministrave të Jashtëm në Shkup, pritet ardhja e Lavrov

Nis darka informale e ministrave të Jashtëm në Shkup, pritet ardhja e Lavrov

Në Shkup ka nisur darka joformale e ministrave të jashtëm pjesëmarrës në Këshillin e 30-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE.

Tema që do të diskutohet nga krerët e delegacioneve të vendeve anëtare të OSBE-së dhe vendeve partnere është agresioni ushtarak kundër Ukrainës dhe nevoja për një Organizatë funksionale në kohë konfliktesh dhe tensionesh të shtuara.

Në darkë marrin pjesë ministrat e Jashtëm të SHBA-së, vendeve anëtare të BE-së, Britanisë së Madhe, vendeve partnere nga Mesdheu, Lindja e Mesme dhe Azia.


Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe nënkryetari i Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, largohen pas këtij takimi.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov do të arrijë në Shkup gjatë mbrëmjes së sotme.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borel pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski ka thënë se prezenca e Lavrovit do të shfrytëzohet për t’ia bërë me dije Rusisë përse është e sanksionuar dhe izoluar.

“Kjo është një mundësi e mirë që ai të dëgjojë nga pjesëmarrësit e këtij takimi pse Rusia është dënuar dhe izoluar dhe më pas ai do të mund të kthehet në Kremlin dhe t’i thotë zotit të Kremlinit se BE dhe OSBE mbeten të bashkuara në dënimin e sjelljes agresive dhe të paligjshme të Rusisë”, tha Borell.

Maqedonia e Veriut hoqi përkohësisht ndalimin e fluturimeve ruse për të lejuar delegacionin rus të marrë pjesë në samitin e OSBE-së, megjithëse sanksionet e përgjithshme për fluturimet e tjera mbeten në fuqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori