LAJMI I FUNDIT:

NIN-i festiv pa Dinin, një emër i njohur i estradës drejton edicionin festiv (Foto)

NIN-i festiv pa Dinin, një emër i njohur i estradës drejton edicionin festiv (Foto)

Emisioni “NIN” në Klan Kosova ka pësuar një ndryshim të jashtëzakonshëm për festat e fundvitit.

Një nga emisionet më të shikuara do të vijë në format krejt ndryshe për edicionin festiv.


Squad! @yllkas @libertaspahiu #idgaf #coolerthanyou #zen

A post shared by Alaudin Hamiti (@alaudinhamiti) on Dec 11, 2017 at 11:13am PST

Autori dhe prezantuesi i njohur i NIN, Alaudin Hamiti, befasisht ka konfirmuar se më nuk do të jetë në krye të këtij spektakli për fundvit.

Në edicionin festiv ku do të jenë prezent shumë emra të njohur, pritet të jetë nikoqir këngëtari i mirënjohur i estradës.

Postimi i Alaudin Hamitit në Instagram

Flori Mumajesi do të jetë drejtues i këtij emisioni, ku janë të ftuara emrat e njohur të skenës muzikore shqiptare.

Kjo është konfirmuar nga vet Alaudin Hamiti në faqen zyrtare, ku ai ka konfirmuar se nuk do të jetë prezantues i këtij edicioni, por natyrisht se do të jetë pjesë e emisionit në fjalë.

/Telegrafi/