LAJMI I FUNDIT:

Nikolloski: Diaspora është e shqetësuar nga krimi, korrupsioni dhe kushtet e këqija në Maqedoni

Nikolloski: Diaspora është e shqetësuar nga krimi, korrupsioni dhe kushtet e këqija në Maqedoni

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski, në një deklaratë gjatë vizitës në Zvicrës, theksoi se situata në Maqedoni është alarmante, duke shtuar se qytetarët e Maqedonisë po përballen me sfida të mëdha në nivelet kombëtar, ekonomik dhe të korrupsionit.

“Shumë gjëra po ndodhin, e di që po udhëtoni në vendlindje, po takoheni me miqtë, po takohemi me ju dhe kur vini në Maqedoni, ajo që është praktikisht shqetësimi juaj këtu është edhe shqetësimi ynë në Maqedoni. Nëse duhet ta përshkruani me një fjali atë që po ndodh në Maqedoni, është se maqedonasit po nëpërkëmben në nivel kombëtar, ekonomia po fundoset dhe korrupsioni po lulëzon, ky është përkufizimi më i thjeshtë se çfarë po ndodh aktualisht me Maqedoninë”, theksoi Nikolloski.


Sipas tij, situata ka shënuar një përkeqësim të dukshëm në 6-7 vitet e fundit, duke shfaqur se nuk duhet shumë kohë për të shkatërruar çka është ndërtuar me vështirësi gjeneratash të tëra. Nikolloski akuzoi partitë politike LSDM dhe BDI për këtë gjendje, duke theksuar nevojën për një bashkëpunim të qartë kombëtar dhe strukturë politike me ndjenjë të fortë kombëtare për të përballuar sfidat e vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori