Zv. kryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski deklaroi se afati i fundit për përfundimin e autostradës Ohër-Kërçovë është maji i vitit të ardhshëm, por se pret që ajo të përfundojë më herët, duke shtuar se puna në terren po përparon mirë.

Nikolloski theksoi se deri më tani, 37 kilometra nga gjithsej 57 kilometra janë vënë në funksion.


"Ne tashmë kemi vënë në funksion 37 kilometra nga gjithsej 57 kilometra, pres që gjatë verës të kemi kilometra të tjerë funksionalë dhe që e gjithë autostrada të përfundojë brenda afatit të caktuar", tha ai.

Ai theksoi se ka pasur probleme të shumta më parë, por që tani ato janë kapërcyer pasi ata i janë përkushtuar më seriozisht projektit.

"Mendoj se pyetja nuk është vetëm matematikore, por edhe filozofike. Kjo autostradë ka qenë në ndërtim e sipër për 12 vjet, por në fakt nuk është ndërtuar për më shumë se 2 vjet, nëse duam të jemi realistë", tha Nikolloski./Telegrafi/