Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e reja të derivateve për datën 21 maj.

MINTI njofton se për sot çmimi maksimal i naftës është 1.64 euro për litër, një cent më shtrenjtë se të mërkurën.


Po ashtu edhe benzina sot është një cent më shtrenjtë se të mërkurën, 1.55 euro për litër.

Ndërkaq, gazi është me çmim të njëjtë, 0.75 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe vlejnë për 24 orë. /Telegrafi/