Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme, ku krahasuar me dje çmimet kanë pësuar rritje.

Nafta dhe benzina janë shtrenjtuar për një cent, kurse gasi është liruar për një cent.


Sipas njoftimit, çmimet e derivateve janë: Nafta (dizel): 1.62 euro/litër, Benzina: 1.53 euro/litër dhe Gasi: 0.75 euro/litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Autoritetet kanë bërë të ditur se qytetarët që hasin parregullsi në treg mund të paraqesin ankesat e tyre përmes kanaleve zyrtare, përfshirë adresën elektronike dhe numrin e telefonit të dedikuar për mbrojtjen e konsumatorit. /Telegrafi/