LAJMI I FUNDIT:

Nicolas Pepe fotografohet në qendrën e Arsenalit, gati transferimi 80 milionë euro

Nicolas Pepe fotografohet në qendrën e Arsenalit, gati transferimi 80 milionë euro

Nicolas Pepe është fotografuar sot në Londër, ku ka udhëtuar për testet mjekësore te Arsenali.

Anësori nga Bregu i Fildishtë, 24 vjeç, u takua me zyrtarët e Gunners në qëndrën stërvitore.


Ai do të jetë nënshkrimi rekord i klubit gjatë gjithë kohës.

Pepe ka ardhur te Arsenali për 80 milionë euro (72 milionë funte), duke e thyer rekordin e vendosur me 56 milionë funte të Pierre-Emerick Aubameyang në janar të vitit 2018.

SunSport e ka fotografuar disa herë në hyrje të qendrës stërvitore. Ai dukej i lumtur për aventurën e re.

Klubi pritet që ta bëjë marrëveshjen zyrtare në orët në vijim. /Telegrafi/