LAJMI I FUNDIT:

Ngritja e nivelit të sigurisë në trafik, Hoxha: Kemi filluar me përdorimin e kamerave të trupit për zyrtarët policorë, synojmë t’i vendosim edhe nëpër autostrada

Ngritja e nivelit të sigurisë në trafik, Hoxha: Kemi filluar me përdorimin e kamerave të trupit për zyrtarët policorë, synojmë t’i vendosim edhe nëpër autostrada

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka folur për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.

Ai në një konferencë për media tha se Policia e Kosovës respektivisht Divizioni i Komunikacionit Rrugor për objektiv kryesor ka ngritjen e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.


Hoxha tha se tashmë kanë filluar që të përdorin kamerat e trupit për zyrtarë policor të njësive të trafikut, transmeton Telegrafi.

“Me qëllim të përmbushjes së Planit Zhvillimor Strategjik të PK-së 2021-2025 ku një ndër objektivat parasheh modernizimin e pajisjeve për kontroll dhe mbikëqyrje të trafikut rrugor jemi furnizuar me vetura me pajisje inteligjente ’smart patroll’, radar mobil që dëshmojnë kundërvajtjet në trafik, e po ashtu në të ardhmen synojmë të pajisemi me radar statik, pajisje për lëshimin e gjobave në mënyrë elektronike si dhe për një transparencë më të madhe të punës policore ndaj publikut kemi filluar përdorimin e kamerave të trupit për zyrtarë policorë të njësive të trafikut”, ka thënë Hoxha.

Gjatë konferencës Hoxha shpalosi numrin e aksidenteve të këtij viti në krahasim me vitin e kaluar, 2022.

Sipas tij, këtë vit numri i personave të vdekur në aksidente është 104.

“Vitin e kaluar kemi pas 95 aksidente me fatalitet e sivjet i kemi 94 me këtë aksident që ndodhi mbrëmë. Persona të vdekur vitin e kaluar ka qenë 106, ndërsa këtë vit 104 me rastin e djeshëm”, ka thënë Hoxha.

Po ashtu Hoxha theksoi se janë duke synuar që në të ardhmen të vendosin kamera në autostrada.

“Kemi miratuar një plan të ri operativ duke ashpërsuar masat dhe punën në angazhimin për mbikëqyrje në trafik. Kemi bërë kërkesë te Ministria e Infrastrukturës që të pajisemi me radar dhe synojmë që të në ardhmen të vendosim dhe kamera që do të monitorojnë autostradat tona”, ka thënë tutje Hoxha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori