LAJMI I FUNDIT:

Ngrijnë marrëdhëniet me Iranin, reagon Xhaçka: Vendimi i imponuar pas sulmit kibernetik masiv dhe të paprovokuar

Ngrijnë marrëdhëniet me Iranin, reagon Xhaçka: Vendimi i imponuar pas sulmit kibernetik masiv dhe të paprovokuar

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka reagoi sot përmes një deklarate në Twitter pas ndërprerjes së marrëdhënieve me Republikën Islamike të Iranit.

“Nga sot, me vendim të Këshillit të Ministrave, Shqipëria ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit. I gjithë personeli diplomatik dhe personeli i Ambasadës së Iranit duhet të largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë brenda 24 orëve”, ka thënë ministrja në një deklaratë në Twitter.


SHBA dënon sulmin kibernetik në Shqipëri: Irani do të mbajë përgjegjësi
Lexo po ashtu SHBA dënon sulmin kibernetik në Shqipëri: Irani do të mbajë përgjegjësi

“Është një vendim i imponuar i Shqipërisë nga veprimet e Iranit, për të cilin hetimi ynë ka treguar se qëndron pas sulmit kibernetik masiv dhe të paprovokuar të 15 korrikut kundër infrastrukturës dhe shërbimeve qeveritare të Shqipërisë”, ka shtuar Xhaçka.

“Ne kemi besim se aleatët dhe partnerët tanë do të qëndrojnë krah për krah me ne në përballimin e sfidave të mundshme të tanishme dhe në të ardhmen”, shtoi ajo.

Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin, Rama: Ambasadori dhe stafi të largohen brenda 24 orëve
Lexo po ashtu Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin, Rama: Ambasadori dhe stafi të largohen brenda 24 orëve

Qeveria shqiptare ka njoftuar mëngjesin e së mërkurës se ka vendosur të ngrijë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pasi qëndron pas sulmit kibernetik të ndodhur pak javë më parë në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama kërkoi që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga vendi ynë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori