LAJMI I FUNDIT:

Ngordhje masive e elefantëve, zebrave, gjirafave dhe deveve – thatësira ‘torturuese’ po shkatërron jetën e egër në Afrikën Lindore

Ngordhje masive e elefantëve, zebrave, gjirafave dhe deveve – thatësira ‘torturuese’ po shkatërron jetën e egër në Afrikën Lindore

Një thatësirë “torturuese” dyvjeçare në Kenia ka zhdukur 2% të specieve më të rralla të zebrave në botë dhe ka rritur gjithashtu ngordhjet e elefantëve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kufomat e kafshëve që kalben në tokë – duke përfshirë gjirafat dhe bagëtinë – janë bërë një pamje e zakonshme në Kenian veriore, ku periudhat e thata të paprecedentë po shkatërrojnë burimet tashmë të varfëruara të ushqimit dhe ujit.


Dhe Grevy Zebra, speciet më të rralla të zebrave në botë, ka qenë specia më e goditur nga thatësira.

Themeluesja dhe Drejtoresha Ekzekutive e “Grevy’s Zebra Trust”, Belinda Low Mackey, i tha CNN se shkalla e ngordhjes së specieve do të rritet nëse nuk bie shi i konsiderueshëm në rajon.

Por nga kjo po ndikohen edhe kafshët më rezistente ndaj thatësirës.

Njëra ndër to është edhe deveja, e cila dihet se mbijeton periudha të gjata pa ujë.

Kenia është në prag të sezonit të pestë të dështuar të shirave dhe departamenti i saj metrologjik parashikon “kushte më të thata se mesatarja” për pjesën tjetër të vitit.

Kështu që ndërsa periudha e thatësisë vazhdon, kafshët e tjera të egra të rrezikuara po zhduken me shpejtësi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori