DJ Khaled i solli të gjitha mendimet e egra me performancën e tij të hitit “Wild Thoughts” në Grammy.

I shoqëruar nga një numër valltarësh dhe natyrisht nga këngëtarja më e mirë në botë, Rihanna, e Bryson Tiller, u performua një nga hitet e albumit “Grateful.

Vet Khaled u paraqit me një veshje serioze nga Yves Saint Laurent.

Teksa kënga filloi të performohej në skenë, Khaled bëri edhe një nga fjalimet e tij movituese.

“Kam punuar gjithë jetën për këtë. Gjithë ajo që kam dashur ishte të kem një mundësi. Ata më thanë se kurrë nuk do të performoja ën Grammys. Ata luajtën me veten”, theksoi Khaled.

Riri shkëlqeu me veshjen e saj shkëlqyese, teksa performonte pa probleme falë vokalit të saj unik e numrit të valltarëve në pjesë të ndryshme të skenës.

Kur hyri në skenë, Riri tashmë ishte një fituese e çmimit me Kendrick Lamar për bashkëpunimin “Loyalty”. Ata morën çmimin “Bashkëpunimi më i mirë Rap”.

Kendrick Lamar fitoi pesë çmime Grammy. /Telegrafi/