Kjo mund t’ju duket e çuditshme, por ngjyra e buzëkuqit zbulon shumë për atë se kush jeni.

Kur ne vëmë makijazh apo buzëkuq, ne e shprehim veten përmes ngjyrës, transmeton Telegrafi.

Nuancat dhe tonet e ndryshme kanë kuptime të ndryshme – p.sh. e kuqja zakonisht është indikator i pasionit ndërkaq e portokallta e përfaqëson gëzimin.

Më poshtë ju sjellim sekretet se çfarë përfaqëson secila nuancë e buzëkuqve.

Ngjyra e portokalltë

Kjo nënkupton se keni sens të mirë të humorit dhe zakonisht e shpenzoni kohën e lirë me miq ose duke u takuar me njerëz të ri. Jeni shumë e shoqërueshme dhe keni personalitet të mirë, gjë e cila ju bën ta merrni vëmendjen e njerëzve. Njerëzit ju duan për shakatë dhe pozitivitetin që e keni.

E kuqja

Nuk keni frikë dhe jeni e vendosur kur ballafaqoheni me sfida të reja. Një prej gjërave më të rëndësishme për ju është që vazhdimisht t’i ndiqni ëndrrat dhe të përkushtoheni për realizmin e synimeve që i keni. Gjithashtu i vlerësoni edhe gjërat e thjeshta dhe klasike.

Ngjyra rozë

Ju jeni ajo që kujdeseni më shumë në grupin e miqve. Kurdo që dikush ka një problem, vjen te ti për komfort dhe mirëkuptim. Jeni shumë e mëshirshme dhe njerëzit ju duan për emocionet që i keni.

E kaftë

Për ju, familja gjithmonë është primare. Aq më shumë që shpenzoni kohë me familjen, aq më e lumtur jeni.

Jeni adhuruese e madhe e traditave dhe jeni shumë nostalgjike. Gjithashtu prireni të jeni adhuruese e filmave të vjetër, këngëve dhe modës.

Vjollce

Posa ta dini se çfarë dëshironi, asgjë nuk mund t’ju ndalë. Disa mund të thonë se jeni kokëforte, por thjesht jeni shumë e vendosur. Jeni lidere e lindur dhe keni një vullnet të fortë.

E zezë

Nuk jua ndien se çfarë thonë tjerët për ju. E jetoni jetën dhe dëshironi të jeni sa më e pavarur që është e mundur. Për ju, rregullat janë krijuar për t’i thyer dhe ju pëlqen të mendoni më ndryshe nga tjerët. /Telegrafi/